Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Këto ishin 10 inovacionet teknologjike më të çuditshme të 2023
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Këto ishin 10 inovacionet teknologjike më të çuditshme të 2023
Tech

Këto ishin 10 inovacionet teknologjike më të çuditshme të 2023

Last updated: 2 Janar, 2024 11:46 pm
Ndaj
5 Min lexim

Viti 2023 ishte tepër i suksesshëm për sa i përket kompanive teknologjike, të cilat po tentojnë gjithmonë të krijojnë produkte sa më inovative. Mirëpo disa prej këtyre produkteve që do të listojmë më poshtë ishin pak më të veçanta apo “të çuditshme” dhe për këtë arsye tërhoqën një vëmendje më të madhe nga publiku.

Hybrid Mobility Motor nga Revolute Robotics

Është një robot autonom fluturues, si një kafaz sferik që përdoret për brejtësit që mund të lëvizë në të gjitha drejtimet. E veçanta qëndron në momentin kur roboti ndeshet me një pengesë, të cilën arrin ta kapërcejë duke fluturuar.

Humane AI Pin

Humane Ai Pin u zbulua për herë të parë në konferencën TED në prill 2023, ku bashkëthemeluesi Imran Chaudhri demonstroi disa nga veçoritë e tij, të tilla si kryerja e telefonatave, marrja e përmbledhjeve ditore, skanimi i artikujve ushqimorë dhe projektimi i ekranit jeshil në pëllëmbën e dorës. Shumë persona besojnë se Humane AI Pin ka potencialin që të zëvëndësojë smartphone-t në të ardhmen.

Xhinset me airbag

Kompania suedeze Mo’cycle qëndron pas xhinseve të para në botë të pajisura me airbag. Pantallonat Mo’cycle mund të fryhen pas një aksidenti, duke zbutur goditjen e një përplasjeje me motor. Sipas Mo’cycle, xhinset janë po aq të rehatshme sa çdo palë pantallona të zakonshme, por që janë krijuar me material të papërshkueshëm nga uji dhe rezistente ndaj gërvishtjeve. Airbag-i i pantallonave është i padukshëm derisa hapja e tij të shkaktohet nga një rënie.

CudaJet

CudaJet është një pajisje që ju lejon të “fluturoni” nën ujë me liri, dhe në një shpejtësi të jashtëzakonshme. Ka një sistem shtytës të patentuar, një dizajn unik që ofron forcë dhe rehati dhe një kontrollues kompakt dhe ergonomik që ju jep kontroll të qetë dhe të saktë. Është gjithashtu i lehtë për t’u përdorur.

Roboti për pastrimin e tualeteve

Top 10 weirdest tech innovations of 2023

Roboti autonom i pastrimit të tualeteve Somatic synon të përmirësojë higjienën dhe efikasitetin e banjove publike. Roboti mund të identifikojë tualetet dhe të kryejë detyra pastrimi si pastrimi, dezinfektimi dhe tharja. Roboti është i pajisur me sensorë, kamera dhe një rezervuar uji dhe mund të kontrollohet nga distanca nëpërmjet një aplikacioni celular.

Një robot që zëvëndëson rojet e sigurisë

3-AI BADGE READER

Disa kompani kanë filluar të përdorin robotë si roje sigurie të fuqizuar nga AI për të mbajtur bizneset e tyre të sigurta. Cobalt Robotics një kompani që është e specializuar në inteligjencën artificiale dhe automatizimin robotik për kryerjen e detyrave të zakonshme dhe të rëndësishme. Disa nga këto detyra përfshijnë gjëra të tilla si patrullimi i ndërtesave të zyrave për alarme zjarri, aktivitete të dyshimta apo kontrollimi i vizitorëve.

Jetson One

Ky dron masiv që peshon 86 kg ka tetë helika të fuqizuar nga tetë motorë elektrikë dhe tetë bateri të ndërrueshme. Me një karikim të plotë, ju mund të udhëtoni për 20 minuta me një shpejtësi maksimale prej 100 km/h dhe të fluturoni deri në një lartësi prej 450 metrash.

Paul Hodara krijon një gisht prostetik përmes printimit 3D

2-FINGER IN PROCESS

Një burrë nga Nebraska ka tashmë një gisht prostetik të ri të printuar nga një printer 3D. Para disa vitesh ai kishte humbur gishtin e tij të vogël pas një aksidenti në punë, dhe kostoja për një gisht prostetik shkonte deri në $20,000. Prandaj ai komunikoi me një inxhinier të quajtur Paul Hodara, i cili arriti të krijonte këtë gisht prostetik përmes printimit 3D, dhe ja dhuroi këtij personi pa asnjë pagesë.

Robotët humanoidë

OpenAI and Figure develop terrifyingly creepy humanoid robots for the workforce

OpenAI, organizata më e avancuar e kërkimit të inteligjencës artificiale që qëndron pas ChatGPT, ka bërë një zbulim rrëqethës me projektin e tij të fundit. Në një partneritet me një kompani robotike, Figure, dy kompanitë teknologjike kanë bashkuar forcat për të krijuar një robot jashtëzakonisht “të frikshëm” që një ditë mund të bëjë të gjitha punët tuaja të shtëpisë.

Roboti i parë që bën masazhe

Phill është roboti i parë masazhues me AI në botë, i cili premton një përvojë jo të zakonshme masazhi të përshtatur për nevojat dhe preferencat individuale. Është projektuar për të qëndruar pranë shtratit tuaj, duke bashkuar më të mirën e dizajnit dhe funksionalitetit, duke qëndruar tepër rehat pa praninë e personave të tjerë në dhomë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Këto do të jenë teknologjitë më interesante në CES 2024  
Tjetra Ju ftojmë në eventin Galaxy Unpacked 2024: Opening a New Era of Mobile AI

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Samsung vendosi të përmirësojë përvojën e atletëve dhe tifozëve për një eksperiencë të paharrueshme në Lojërat Paralimpike Paris 2024

28 Gusht, 2024
Tech

Rusia tani kërkon që të gjithë pajisjet smart të kenë të instaluar software-in rus

1 Prill, 2021
Tech

Inteligjenca artificiale regjistron rezultate shumë të dobëta në situatat ku nevojitet arsyetimi

13 Qershor, 2025
Tech

Evropa interesohet më tepër rreth sigurisë së të dhënave dhe keqinformimit në TikTok

13 Janar, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?