Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Uplift Albania hap thirrjet për startup-et novatore në Shqipëri
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Uplift Albania hap thirrjet për startup-et novatore në Shqipëri
Tech

Uplift Albania hap thirrjet për startup-et novatore në Shqipëri

Last updated: 22 Dhjetor, 2023 4:31 pm
Ndaj
5 Min lexim

Akseleratori  i parë Europian i Startupeve themeluar në Shqipëri, Uplift Albania, hapi edicioni i tij të pestë duke ftuar themeluesit e rinj dhe startupet më emocionuese të aplikojnë deri më 4 Janar për t’u bërë pjesë e programit.

Contents
  • Programi i edicionit të pestë të Uplift Albania
  • Kohështrirja e programit

Konsideruar si përbërësi sekret pas rritjes së shpejtë të shumë sipërmarrjeve të suksesshme, programet dinamike të akseleratorëve të startupeve si Uplift Albania janë ajo shkëndija që startupet e fazave të hershme kanë nevojë në hapat e parë të rrugëtimit të tyre drejt suksesit.

12 startupe do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e një programi 3-mujor që më shumë sesa seminare dhe sesione mentorimi është një katalizator i cili ushqen inovacionin, promovon rritjen dhe afron sipërmarrësit e rinj me një rrjet të gjerë ekspertësh nga Shqipëria, Rajoni dhe Europa Qendrore.

Që nga kohorta e parë, në Uplift kanë kaluar 40 startupe themeluesit e të cilëve kanë përjetuar fuqinë transformuese dhe ndryshimin e mendësisë të akseleratorit të startupeve Uplift Albania që nga edicioni i parë në 2019-ën.

Fuqizuar nga EU for Innovation e implementuar nga ICTSlab në kuadër të projektin “Qëndro” mbështetur nga Qeveria Italiane UNICEF, Deloitte, SwissEP, BERZH dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj, në edicionin e pestë Uplift Albania është vënë në kërkim të kompanive teknologjike të cilat adresojnë sfida dhe fusha si dixhitalizimi, inteligjenca artificiale, Blockchain, teknologji e pastër, mobilitet, agritech, turizëm dhe e-commerce.

Duke iu bashkuar kohortës së pestë Uplift Albania, startupet inovative që do të pranohen në këtë akselerator do të fitojnë akses në 12 workshope mentorimi me ekspertë vendas dhe të huaj, të ekspozohen përballë investitorëve, të përfitojnë nga paketa Investment Readiness, të regjistrojnë markat tregtare dhe pronësisë intelektuale, mundësisë së një udhëtimi studimor në Europë, dhe çmim prej 12000 Euro.

Programi i edicionit të pestë të Uplift Albania

Një model i provuar dhe me sukses të lartë gjatë dekadës së kaluar, akseleratorët e startupeve shihen si mënyra më efektive për të mbështetur startupet në hapat e tyre të parë.

Të gjendur përballë një ekosistemi i cili dita ditës bëhet më konkurrues në Shqipëri, më shumë startupe sfidojnë njëri-tjetrin për vëmendje dhe financim.

Jo vetëm Uplift Albania ofron një ambient të strukturuar përmes të cilit startupet përfitojnë mentorim dhe qasje në resurse të çmuara, por shërben edhe si platformë promovuese për ngritjen e investimeve.

Nga ana tjetër Uplift Albania është ndër sfidat e para që startupet të reja përballen, një ambient ku ata mund të vlerësojnë modelin e tyre të biznesit dhe të testojnë produktin e tyre.

Së fundi në Uplift Albania startupet mund të ndërtojnë rrjetet e tyre duke fituar akses në konsumatorë potencialë, partnerë dhe investitorë.

Në programin e Uplift Albania startupet trajnohen në mënyrë intensive rreth modelit të biznesit, investimeve, rrjetëzimit, identitetit të markës, strategjive të shitjes dhe marketingut, aftësive prezantuese, zhvillimeve të tregut, markës tregtare dhe çështjeve ligjore dhe financave.

Startupet mund të aplikojnë deri më 4 Janar 2024 për tu bërë pjesë e akseleratorit duke klikuar në këtë lidhje: https://www.f6s.com/uplift-accelerator-2023-2024/apply, ose mund të vizitoni faqen zyrtare të akseleratorit, seksioni Pyetje të shpeshta për tu informuar më shumë rreth detajeve në https://uplift.al/faq/

Kohështrirja e programit

Pas përfundimit të afatit për aplikime në program në datën 4 Janar, më 12 Janar 2024 organizohet evenimenti përzgjedhës i startupeve më të mira quajtur Selection Bootcamp.

Por të njëjtën ditë fillon edhe programi 3-mujor i akselerimit për tu përmbyllur më 22 Mars 2024.

Më 18 Prill 2024 në Uplift Demo-Day, startupet do të prezantojnë përballë një audience të gjerë investitorësh, ekspertësh, komunitetit të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe një paneli jurie, ku pritet të ndahen cmime dhe grante shpërblyese për disa prej startup-eve që arrijnë të zgjojnë vëmendjen e jurisë dhe audiencës.

Si pjesë e paketës shpërblyese nga akseleratori Uplift, 4 ekipe do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e programit Bridge2EU për një udhëtim katër ditor në një ekosistem inovacioni dhe sipërmarrjeje në Europë, duke ju nënshtruar një programi intensiv “investment readiness”.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Kurtaj, adoleshenti që hakeroi GTA 6, dënohet me burgim të përjetshëm në një burg spitalor
Tjetra Fotografitë promovuese të Xiaomi SU7 bëhen leak para prezantimit

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Apple ofron $5,000,000 nëse ju gjeni bugs në software-in e saj

14 Tetor, 2025
Tech

US Senate aprovon $52 miliardë për të nxitur prodhimin e proçesorëve gjysëmkonduktor

10 Qershor, 2021
Tech

Dyson po zhvillon robotë që do të bëjnë punët e shtëpisë për ju

26 Maj, 2022
Tech

Krijohet ekrani më i vogël LED në botë, me pikselë më të vogla se një virus

24 Mars, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?