Në shtator, Google prezantoi Bard Extensions dhe ky extension për YouTube tani mund të kuptojë se çfarë po ndodh në një video.
Google tregoi ditën e djeshme se “po ndërmerr hapat e parë për të bërë të mundur që Bard të kuptojë videot në YouTube“. Bard mund të “kuptojë në mënyrë specifike disa përmbajtje video në mënyrë që të bëni një bisedë më të pasur” me të. Pajisja e inteligjencës artficiale të Google me këtë shërbim është pjesë e një përditësimi të extension të YouTube, i cili më parë vepronte si një mjet kërkues.
Ky shërbim vjen pasi YouTube po teston veçmas aftësinë për t’ju lejuar të “pyesni” pyetje rreth videove. Ky eksperiment i përzgjedhur për abonentët e YouTube Premium paraqet një chatbot që mund të përmbledhë videot, të rekomandojë përmbajtje të ngjashme dhe t’ju tregojë më shumë për një temë.
Gjithashtu ju mund të kërkoni përmbledhjen e një videoje dhe në Bard, pa përdorur extension. Në rastin e YouTube, ai bazohet në informacione nga video dhe web-i. Funksionaliteti bazë, kërkimi i përmbledhjes për një video në YouTube, shfaqet në të njejtën mënyrë. Më pas mund t’i bëni Bard disa pyetje ekstra në lidhje me videon që dëshironit.
Këto kërkesa janë tashmë të aksesueshme nga të gjithë përdoruesit e Bard, ndryshe nga extensions që janë ende në fazë testuese.