Samsung po lançon një edicion special të Galaxy Z Flip 5, të quajtur “Retro” duke i bërë homazhe një prej telefonave më të njohur të kompanisë.
Celulari i palosshëm ishte “smartphone-i i kohës” për pjesën më të mirë të fillimit të viteve 2000, dhe është gjithashtu një nga momentet ku Samsung krijoi vërtet një emër të respektuar në tregun e celularëve. Tani, ndërsa teknologjia e palosshme po përmirësohet, telefonat e palosshëm po rikthehen sërish në treg dhe seria Galaxy Z Flip e Samsung po kryeson tregun. Prandaj, Samsung mendoi se ishte logjike të krijonte këtë edicion special të Galaxy Z Flip 5.
I prezantuar këtë javë, Galaxy Z Flip 5 Retro do të lançohet në rajone të zgjedhura me të njëjtin hardware të shkëlqyeshëm si modeli i zakonshëm, por me një ngjyrë të veçantë dhe disa ndryshime në software. Retro do të kopjojë skemën e ngjyrave indigo blu dhe argjend të Samsung SGH-E700 të vitit 2003, telefoni i parë i plaosshëm i kompanisë me një antenë të integruar dhe gjithashtu një nga modelet më të suksesshme me mbi 10 milionë njësi të shitura.
Pamja e veçantë duket mjaft mirë në pajisjen e re të palosshme dhe do të kombinohet me një animacion në ekranin e kapakut që imiton ekranin e jashtëm të SGH-E700, madje dhe sfondin e peizazhit të qytetit.
Blerësit do të marrin gjithashtu tre karta FlipSuit (për përdorim me kasën e përfshirë FlipSuit) të cilat shtojnë logot klasike të Samsung në pajisje. Një kartë për koleksionuesit do të përfshihet gjithashtu me një numër serial unik në çdo njësi. Samsung po lançon këtë edicion special Galaxy Z Flip 5 Retro në MB, Kore, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Australi, por jo në Shtetet e Bashkuara. Pajisja do të jetë e disponueshme ekskluzivisht përmes Samsung.com.