Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Fituesit e edicionit të dytë të Climathon vënë inteligjencën artificiale përballë sfidave klimatike të qytetit të Tiranës
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Fituesit e edicionit të dytë të Climathon vënë inteligjencën artificiale përballë sfidave klimatike të qytetit të Tiranës
Entertainment

Fituesit e edicionit të dytë të Climathon vënë inteligjencën artificiale përballë sfidave klimatike të qytetit të Tiranës

Last updated: 29 Tetor, 2023 5:17 pm
Ndaj
7 Min lexim

Më 26-29 Tetor u mbajt në Tiranë edicioni i dytë i Climathon, një nismë e themeluar nga Komsioni Europian e cila organizohet në formën e një hackathoni dhe sjell në vëmendje sfidat klimatike në mbarë botën.

Organizuar nga Bashkia Tiranë dhe qendra laboratorike e aftësive të shekullit 21 ICTSlab, edicioni i dytë i Climathon Tirana afroi 140 të rinj të cilët përgjatë një maratone 4-ditore u vunë në kërkim të zgjidhjeve për sfidat klimatike me të cilat përballet qyteti i Tiranës.

Kjo ngjarje është organizuar në 145 qytete dhe 56 vende të ndryshme të botës ndërsa në Shqipëri vjen me mbështetjen financiare të SlovakAid dhe gëzon partneritetin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, Innovation League, Bankës Credins dhe UNICEF Albania.

Pjesëmarrësit e kësaj gare, të ashtuquajtur edhe si “Krijuesit e Ndryshimit” bashkuan forcat në 30 ekipe të ndryshme ndërsa 11 prej tyre arritën finalen: Eureka, EcoOptimize, GreenO, Urban Reef, InSIT, FloraTech, Greenpath, BinEco, Eco Bite, Moss the Boss dhe Alpha X. Së bashku u vunë në kërkim të zgjidhjeve inovative dhe teknologjike për tre sfidat të cilat Bashkia Tiranë kishte përzgjedhur: Ekonomia Qarkulluese, Smart Mobility dhe AI për Sipërmarrjen e Gjelbër.

Organizuar në kuadër të Panairit Automotiv të Shqipërisë, Climathon Tirana mirëpriti Kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, Ministren për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj, nën-Kryetaren e Bashkisë Tiranë znj. Keti Luarasi, bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala, por edhe përfaqësues nga institucionet partnere si znj.Valbona Guri nga Banka Credins, znj. Edina Kozma nga Unicef Albania dhe të ftuar nga ekosistemi Sllovak i inovacionit si z. Peter Kolesar, znj. Eva Simekova, z. Martin Veseli dhe z. Martin Mudrak.

Duke folur për idetë inovative, kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj solli në vëmendje ndryshimin e rregullit për licencën e taksive dhe inkurajimin e përdorimit të makinave elektrike. “Në 3 vite 70 përqind e flotave të taksive janë makina elektrike. Jam i bindur që kur unë ta lë këtë mandat do të jetë 100 përqind elektrike.”

Në lidhje me Climathon Tirana, bashkëthemeluesi i ICTSlab, z. Kushtrim Shala tha se “Climathon është një format i decentralizuar që organizohet në formën e një konkursi në të gjithë globin dhe vende të ndryshme kanë sfida të ndryshme ndërsa Tirana ka përzgjedhur tre sfida kryesore.”

Ai tha se në Climathon ide inovative kërkojnë të adresojnë problematikat e hasura me përdorimin e biçikletave elektrike, mjeteve elektrike, karikimi i tyre në formë të zgjuar apo ide për analizën e të dhënave rreth mjeteve të ndryshme në qarkullim në qytetin e Tiranës.

Maratona 48-orëshe e Climathon Tirana filloi mbrëmjen e së Enjtes më 26 Tetor në një takim të veçantë i cili u hap nga menaxherja e projektit znj. Xheni Hatillari, ku u bë regjistrimi i pjesëmarrësve dhe ndarja e grupeve. Gjatë ditës së dytë, e Premte 27 Tetor 2023 të Climathon nën kujdesin e 25 mentorëve, ata nisën workshopet dhe punën në ekip ndërsa në fund të saj u përzgjodhën 10 ekipe më të mira të cilat do të shkonin në finale.

Gjatë ditës së tretë, e Shtunë 28 Tetor 2023, u bë prezantimi i ideve dhe nisën përgatitjet për prezantimin përfundimtare. Dita u mbyll me Festivalin e Ideve. Dita e Dielë, më 29 Tetor 2023 ju dedikua e gjitha ceremonisë përmbyllëse dhe shpalljes së tre fituesve nga juria profesionale e Climathon Tirana.

Eureka “Kërko”, Moss the Boss dhe FloraTech u shpallën fitues në secilën prej sfidave respektive dhe të cilët do të përfitojnë nga fondi prej 3 mijë eurosh alokuar si mbështetje për këtë eveniment. Z. Peter Kolesar, një ekspert i ekosistemit të startupeve dhe inovacionit në Sllovaki ftuar në Climathon Tirana, ndau një çmimi të katërt surprizë për grupin Urban Reef. Në fund të evenimentit secili grup fitues prezantoi edhe njëherë idenë përpara pjesëmarrësve.

Një mundësi e artë për të vepruar dhe krijuar zgjidhje reale përballë sidave klimatike me të cilat përballet Tirana, Climathon ju jep mundësi të rinjve të kontribuojnë për një qytet më të qëndrueshëm, të zhvillojnë mendimin inovativ, të zhvillojnë aftësitë e të folurit në publik, të krijojnë ide që mund të shndërrohet në biznese reale e të bëhen pjesë e një lëvizjeje globale.

Themeluar nga Komisioni Europian dhe zhvilluar nga EIT Climate-KIC, Climathon është një eveniment që organizohet në formën e një hackathon i cili sjell në vëmendje çështjet e klimës. EIT Climate-KIC është partneriteti më i madh publik-privat i cili adreson sfidat klimatike përmes inovacionit duke ndërtuar një ekonomi zero-karbon.

Fituesit e Climathon Tirana

“Kërko.al” by Eureka mundëson një hartë pikash karikimi, informacion mbi konektoret dhe mundëson kontaktin me taksitë elektrike ekzistuese. Projekti ka si qëllim kryesor ofrimin e shërbimit mbi përdorimit e makinave elektrike dhe objektiv afatgjatë ndërgjegjësimin dhe promovimin e tyre për të rritur numrin e makinave elektrike në çdo qytet.

Moss the Boss është një projekt inovativ që synon të shtojë oksigjenin në ajër nëpërmjet paneleve të myshkut. Këo panele janë nje burimi inovativ mes bukurisë së natyrës dhe pastrimit të ajrit për një ambient të freskët dhe të shëndetshëm.

FloraTech është një projekt inovativ i cili synon kryqëzon rrugët e bujqësisë dhe inteligjencës artificiale. Duke përdorur algoritme AI të avancuara, FloraTech synon të revolucionarizojë mënyrën sesi zbulohen dhe menaxhohen sëmundjet e bimëve. Duke analizuar imazhe të bimëve, sistemi mund të identifikojë shenja sëmundjeje, mungesë nutricionale, dhe faktorë të tjerë dëmtues, duke ju dhënë mundësi fermerëve të marrin masa parandaluese që të mbrojnë të mbjellat e tyre. Kjo teknologji jo vetëm që premton rritje e efikasitetit agrikulturor, por gjithashtu të reduktojë përdorimin e pesticideve të dëmshme dhe të promovojë praktikat të qëndrueshme mes fermerëve duke kontribuar për një të ardhme më të gjelbër dhe produktive për agrikulturën.

UrbanReef ka si mision ndërtimin e qyteteve me biodiversitet dhe të shëndetshme që zhvillojnë dhe mbajnë ekosistemet e tyre.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Elon Musk do të ofrojë falas shërbimin e Starlink për organizatat humanitare në Palestinë
Tjetra Evropa do të kërkojë ndihmën e SpaceX për të lançuar satelitët Galileo në hapësirë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Një dritare e re mundësish sapo u hap për të rinjtë shqiptarë

31 Janar, 2021
Entertainment

Kjo është nëndetësja e parë super luksoze që mund të transportojë 20 pasagjerë për 4 javë dhe që kushton $2 miliardë

23 Janar, 2024
Entertainment

Autoritetet kapin narko-dronët që shpërndanin lëndë narkotike në burgje

27 Korrik, 2021
Entertainment

Këto janë shumat që sportistët do të përfitojnë në rast se fitojnë medalje gjatë Lojërave Olimpike

28 Korrik, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?