X, platforma e njohur më parë si Twitter, ka nisur ofrimin e kryerjes së telefonatave me zë dhe video-telefonatave.
Disa përdorues në platformë kanë marrë një njoftim pasi hapën aplikacionin, ku thuhej: “Thirrjet audio dhe video mbërritën!” Ekziston gjithashtu një shërbim i ri “Enable Audio and Video Calling” brenda settings të aplikacionit, i cili thotë se mund ta “aktivizoni shërbimin dhe më pas të zgjidhni me kë ndiheni rehat për ta përdorur atë“.
Në të përfshihen opsione për të lejuar thirrje audio dhe video vetëm nga njerëzit që ndiqni apo nga përdoruesit e verifikuar. Më pas mund të bëni një telefonatë duke hapur një DM me një përdorues tjetër, duke shtypur ikonën e telefonit në këndin e sipërm djathtas të ekranit dhe duke zgjedhur thirrjen me audio ose video.
Në një postim në X, Elon Musk konfirmon përhapjen e thirrjeve audio dhe video, duke shtuar se është një “version i hershëm” i shërbimit. Musk ka sugjeruar prej kohësh shtimin e thirrjeve audio dhe video në platformë si pjesë e synimeve të tij për ta shndërruar X në “aplikacionin e gjithçkasë“.
Musk kohët e fundit tha se shërbimi do të jetë i disponueshëm në iOS, Android, Mac dhe PC, pa “numër telefoni të nevojshëm“. Ende nuk është e qartë se sa gjerësisht është përhapur ky shërbim ose nëse përdoruesit jo Premium mund ta përdorin atë.