Një lajm shumë i mirë vjen sot per për të gjitë ata që kanë si qëllim të bëjnë karrierë në Inxhienieri Softuerike. Lexojeni me kujdes!
Lufthansa Industry Solutions duke mbështetur dhe bashkëpunuar me Universitetin Politeknik të Tiranës, ka prezantuar një program Master Profesional në Inxhienieri Softuerike që do t’ju bëjë gati për tregun e punës.
Në përfundim të programit, i cili është krijuar duke patur në mendje kërkesat e tregut dhe të industrisë, ju do të keni mundësinë të kryeni një internship në Lufthansa Industry Solutions në Tiranë.
Pse duhet të aplikoni?
- Do të ndiqeni dhe drejtoheni edhe nga ekspertët e IT të Lufthansa Industry Solutions.
- Mundësi qe të zhvilloni projekte teknologjike mbi situata reale.
- Kurrikula e avancuar që përfshin: Programimin e avancuar Java, Sistemet e bazave të të dhënave, zhvillimin e uebit, parimet, metodat dhe mjetet për testimin e softuerit, parimet e inxhinierisë së të dhënave dhe Python, aplikimet e enterprise në Java, Cloud Computing, parimet e DevOps, zhvillimi i resë kompjuterike në praktikë, praktikë në LHIND.
- Bursa për studentë të përzgjedhur ekselentë
Dëshironi të bëni hapin e parë drejt tregut te punës? Aplikoni deri më 4 tetor.
Më shumë informacion se si të aplikoni: https://www.fti.edu.al/news/502