Google po bën ndryshime të mëdha që mund të përfundojnë duke ndikuar në jetëgjatësinë e Chromebook tuaj. Kompania thotë se duke filluar nga viti 2024, të gjithë Chromebook-ët e rinj do të marrin automatikisht deri në 10 vjet përditësime pas lëshimit të Chromebook. Deri më tani shumica e Chromebooks mbështeten me update-s deri në 8 vite.
Google po e bën këtë lëvizje si një mënyrë për të rritur sigurinë e Chromebook. Ndryshimi zbatohet gjithashtu për pajisjet Chromebook të lëshuara nga viti 2021 e tutje, dhe nëse keni një Chromebook të lëshuar përpara vitit 2021, do të merrni opsionin për të zgjatur përditësimet automatike nga data e përditësimit të fundit automatik të planifikuar më parë.
Jetëgjatësia e një Chromebook ka qenë gjithmonë një nga dobësitë e tij ndaj laptopëve Ëindoës, por kjo tani ju jep mundësinë për të përdorur Chromebook tuaj për më gjatë. Google pretendon se 10 vjet përditësime të rregullta automatike janë më shumë se çdo sistem operativ sot. Lëshimet e MacOS zakonisht mbështeten për tre vjet, dhe Windows 10 mbështetet për rreth 10 vjet.
Përveç mbështetjes së zgjeruar, Google po hap gjithashtu një proces më të shpejtë riparimi për pajisjet Chromebook të përdorura në shkolla dhe do të lëshojë veçori të efikasitetit të energjisë në ChromeOS. Google do të nxjerrë përditësime për Programin e Riparimit të Chromebook për të ndihmuar në bërjen e riparimeve të softuerit 50% më të shpejtë, duke lejuar qendrat e autorizuara të riparimit të riparojnë Chromebook pa një çelës USB. Sa i përket veçorive të efikasitetit të energjisë në ChromeOS, është karikimi adaptiv dhe kursyesi i baterisë.
Me karikimin adaptiv, mund të ruani shëndetin e baterisë, si dhe të zgjasni jetëgjatësinë e baterisë duke reduktuar proceset që kërkojnë energji. Me të gjitha këto ndryshime, Google shpreson që ju mund ta doni Chromebook-in tuaj për më gjatë dhe ta mbani atë më të sigurt.