Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: IFA 2023: Samsung SmartThings ndërlidh njerëzit me nevojat e tyre
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > IFA 2023: Samsung SmartThings ndërlidh njerëzit me nevojat e tyre
Tech

IFA 2023: Samsung SmartThings ndërlidh njerëzit me nevojat e tyre

Last updated: 1 Shtator, 2023 10:01 am
Ndaj
14 Min lexim

Samsung Electronics prezantoi sot risitë e tij më të fundit në lidhje me pajisjet për shtëpinë. Gjatë konferencës për shtyp në IFA 2023, kompania theksoi se vizioni i saj për SmartThings është që t’u mundësojë konsumatorëve në të gjithë Europën t’u japin përparësi temave për të cilat ata kanë më shumë interes, duke nisur nga kursimi i energjisë, rritja e sigurisë dhe në ofrimin e argëtimit deri në bërjen e jetës së tyre të përditshme më efikase. Ekosistemi gjithnjë në zhivillim i SmartThings lejon 285 milionë përdoruesit e tij të përshtatin dhe personalizojnë pajisjet në shtëpitë e tyre duke i përshtatur me nevojat e tyre, nëpërmjet kontrollit të një aplikacioni.

Prania e Samsung në IFA 2023 ndan kërkime të reja që kompania ka kryer rreth konsumatorëve, të kryera në të gjithë Evropën për të kuptuar nevojat në zhvillim në lidhje me teknologjinë në shtëpi.

“Samsung është i përkushtuar pas përdoruesve të tij, vendet dhe argëtimet që kanë më shumë rëndësi për ta,” tha Benjamin Braun, Drejtor i Marketingut, Samsung Europe. “Ne do të vazhdojmë të përfitojmë nga mundësitë e ofruara të risive më të fundit në teknologji për t’u siguruar që ekosistemi SmartThings të rritet dhe të zhvillohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të përshtasin nevojat e tyre.”

Përmirësimi i përvojave në shtëpi

Displaying IFA 2023_Samsung_01.jpg

Samsung zbulon një hulumtim të ri që demonstron dëshirat më të fundit të konsumatorëve në lidhje me aksesin e teknologjisë në shtëpi. Aplikacioni SmartThings u lejon përdoruesve të kontrollojnë shtëpitë e tyre nga kudo ndodhen, pa u shqetësuar, si dhe duke i mbajtur shtëpitë e tyre të sigurta. Në të gjithë Europën, shtëpia luan një role të rëndësishëm në aktiviteteve e përditëshme – nga zyrat tek vendet për relaksim dhe argëtim. Shtatë në dhjetë konsumatorë (71%) pajtohen me faktin se teknologjia ka një ndikim pozitiv në jetën e tyre të përditshme, duke përfshirë mënyrën se si ata ndërveprojnë me miqtë dhe familjen e tyre, madje edhe në kryerjen e punëve apo në shijimin e kohës së lirë.

Ata që janë të apasionuar pas ushqimit, tani mund të aksesojnë plotësisht Samsung Food, aplikacioni i ri gjithëpërfshirës për kërkimin, ruajtjen dhe ndarjen e recetave, planifikimin e vakteve, gatimin, madje dhe këshillat për blerjet ushqimore. I prezantuar në konferencën për shtyp, Samsung Food është i disponueshëm në 104 vende dhe tetë gjuhë, duke ju vënë në dispozicion recena të ndryshme nga çdo vend i botës mbi ushqimin, duke i fuqizuar ata të marrin vendimet e duhura për ushqimin, shëndetin dhe gatimin. Ai gjithashtu ndërlidhet me kuzhinat e përdoruesve, duke ju vënë në dijeni për kohën dhe temperaturën e duhur të furrës, për gatimin e recetave të propozuara. Me më shumë se 160,000 receta, gjithmonë do të ketë diçka të re për të gatuar.

Deri në fund të vitit, duke përdorur Food AI, Samsung Food do të ofrojë receta të personalizuara që pasqyrojnë kërkesat dietike të përdoruesve, të tilla si konvertimi i recetave në një version vegan në vetëm disa prekje. Në një përmirësim të mëtejshëm që pritet më vonë këtë vit, ai do të aksesohet nga Samsung Health në mënyrë që ushqimi të jetë i përshtatur me preferencat dhe kërkesat dietike, si dhe për të ndihmuar përdoruesit në arritjen e qëllimeve të tyre shëndetësore. Në vitin 2024, duke përdorur teknologjinë Vision AI, Samsung Food do të përdorë fotografitë e bëra nga vaktet e përdoruesve për të kontrolluar informacionin ushqyes, për të njohur përbërësit dhe për të rekomanduar recetat më të mira për ata.

Si marka numër një e televizorëve për 17 vjet me radhë, Samsung ka një angazhim të pakrahasueshëm në lidhje me argëtimin. Përpos lançimit të linjës së ekraneve të mëdha Neo QLED 8K dhe 4K Q80C 98” Samsung po planifikon të sjellë gamën e saj të plotë të ekraneve Micro LED në Evropë deri në fund të vitit, duke ofruar kontrast të jashtëzakonshëm dhe detaje mahnitësem, i cili i vendos shikuesit në qëndër të aksionit nëse jeni duke luajtur lojëra apo duke parë filma.

Displaying IFA 2023_Samsung_03.jpg

Me rastin e festimit të 100 vjetorit të Disney, Samsung ka njoftuar lançimin e The Frame – Disney100 Edition. Me një kornizë ekskluzive në metalin e argjendtë të platinit të firmës Disney 100 dhe një telekomandë unike të frymëzuar nga Mickey Mouse Disney. Ai gjithashtu vjen me 100 pjesë ikona të artit nga Walt Disney Animation Studios, Pixar Animation Studios, Marvel, Lucasfilm dhe National Geographic, si dhe imazhe klasike të Mickey, Minnie, Woody, Hirushja dhe shumë të tjerë. Përdoruesit gjithashtu mund të vendorin fotot e tyre familjare për një mjedis magjik në shtëpi.

Gjithashtu në konferencën për shtyp u njoftua lançimi i The Freestyle 2nd Gen. Ky projektor i gjithanshëm portativ ofron një përvojë të ekranit të madh kudo që përdoruesi zgjedh, madje edhe në tavan. Funksioni Smart Edge Blending ofron eksperienca të ekranit me peizazh dhe portret, që do të thotë se dy projektorë Freestyle të Gjeneratës së 2-të mund të ndërlidhet lehtësisht për të dhënë një përvojë shikimi 160″ panoramike dhe 120″ vertikale. Për më tepër, me akses të plotë në Samsung Gaming Hub, përdoruesit e Freestyle 2nd Gen mund të shijojnë lojërat më të fundit nga partnerët e transmetimit të Samsung.

Në bashkpunim me Xbox dhe Bethesda Softworks, loja mahnitëse Starfield mund të luhet përmes Samsung Gaming Hub me një anëtarësim në Xbox Game Pass Ultimate, pa pasur nevojë për një tastierë.

Displaying IFA_Samsung Press Conference_Benjamin Braun_01.jpg

Ndërmarrja e hapave të vegjël për mbrojtjen e planetit
Samsung prezanton gjithmonë produkte dhe shërbime që i ndihmojnë njerëzit të kursejnë para dhe të ndërmarrin hapa për të mbrojtur planetin. Këto tema janë në fokus edhe për konsumatorët, mbi tre të katërtat e të anketuarve (77%) thonë se kërkojnë produkte teknologjike që kursejnë energji – jo vetëm për të kursyer para, por edhe për të mirën e mjedisit. Dy të tretat (67%) gjithashtu e konsiderojnë të rëndësishme që pajisja e tyre e ardhshme të mund të ndërlidhet me një aplikacion, i cili u lejon atyre të monitorojnë dhe të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.

Me rritjen e çmimeve të energjisë në të gjithë Europën, 72% e të anketuarve janë të shqetësuar për koston e  situatëpërdorimit të pajisjeve në shtëpinë e tyre. Për këtë, SmartThings Energy mund t’i ndihmojë përdoruesit të optimizojnë energjinë e përdorur në pajisjet e tyre, duke iu përshtatur nevojave të tyre dhe duke reduktuar kështu përdorimin e tyre. Për shembull, AI Energy Mode në SmartThings Energy arrin të monitoroj dhe të reduktoj përdorimin e energjisë së makinës larëse deri në 70% duke përdorur Ecobubble për t’u larë me ujë të ftohtë, duke kursyer ujin e ngrohtë.

Samsung ka bashkëpunuar gjithashtu me organizatën globale të mbrojtjes së oqeanit Ocean Wise dhe prodhuesin e veshjeve Patagonia për të gjetur zgjidhje për çështjen e mbetjeve së mikrofibrave. Filtri Less Microfiber™ është një filtër i jashtëm i makinës larëse që redukton deri në 98% të emetimeve mikroplastike nga ciklet e larjes. Charlie Cox, Menaxher i Zgjidhjeve Mikroplastike në Ocean Wise tha në IFA: “Përmes bashkëpunimit tonë me Samsung dhe Patagonia, Ocean Wise është krenare që ka dëshmuar një mënyrë që industria të luajë rolin e saj në frenimin e hedhjeve së mikrofibrave në oqean. Nëpërmjet inovacioneve si Filtri Less Microfiber™, që mund të zvogëlojnë gjurmën e prezencës së mikrofibrave në shtëpi. Është një zgjidhje e thjeshtë dhe e përditshme për të cilën oqeanet tona do të na falënderojnë.”

Displaying IFA 2023_Samsung_07.jpg

Teknologjia e ngrohjes së ajrit te uji, përfaqëson një treg me rritje të shpejtë dhe Samsung është në krye të këtij zhvillimi. Kjo teknologji inovative, që përdorë si burim ajrin, falë pompës së nxehtësisë ofron kosto të ulët operimi dhe gjithashtu, kanë një rritje me 97% në shitje që nga viti 2022. Kjo teknologji funksionon me ujin e grumbulluar të instaluar më parë në shtëpinë tuaj, duke ju mundësuar ujit të nxehtë, ose me ClimateHub të Samsung, për ta bërë shtëpinë tuaj komode gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga moti. Ata gjithashtu mund të lidhen me ekosistemin SmartThings, kështu që përdorimi i tyre i energjisë mund të monitorohet dhe përshtatet me mjedisin e preferuar të përdoruesit. Shtesa më e fundit në gamën e saj të zgjidhjeve të pompave të nxehtësisë me temperaturë të lartë, është EHS Mono R290, e cila do të lançohet në shtator.
Samsung po evoluon vazhdimisht pasi synon të projektojë teknologji që i ndihmon njerëzit të shfrytëzojnë sa më shumë ditën e tyre duke ndërmarrë hapa të vegjël për të reduktuar ndikimin tonë mjedisor. Galaxy Z Flip5 dhe ZFold5 dhe seria Galaxy Tab S9  përmbajnë një shumëllojshmëri materialesh të ricikluara, duke përfshirë aluminin e ricikluar, qelqin dhe plastikën me burim nga rrjetat e peshkimit të hedhura në oqean, fuçi uji edhe shishe . Edhe seritë Galaxy Watch6 përfshijnë plastikë të ricikluar. Të gjitha këto pajisje Galaxy vijnë me një kuti paketimi me material letre të ricikluar.

Siguria e shtëpisë tuaj

Samsung beson se siguria që teknologjia inteligjente ofron, mund të zgjasë ndër breza. Siguria ishte gjithashtu një temë e shfaqur nga hulumtimi i kryer, ku si përfitimet kryesore të sigurisë të teknologjisë inteligjente shihen, mbajtja në kontroll e shtëpisë së përdoruesve ndërkohë që nuk janë aty (54%), ndihen më të sigurt kur janë vetëm në shtëpi (39%) dhe mbajtja e familjes së tyre të sigurt kur janë jashtë shtëpisë (39%).

Ekosistemi SmartThings përfshin një sërë partnerësh të cilët janë të përkushtuar të ndihmojnë njerëzit të mbajnë shtëpitë dhe të dashurit e tyre të sigurt. Për këtë,  Yale një markë lider në sigurinë e shtëpisë, ofron kyçje inteligjente të dyerve. Kyçja inteligjente Yale Linus® dhe Smart Opener për Gate & Garage mundësojnë mbylljen e dyerve dhe portave nga distanca nëpërmjet një aplikacioni, duke ju dhuruar siguri dhe rehati në çdo kohë.

Eksploroni të ardhmen përmes teknologjisë inteligjente

Displaying IFA 2023_Samsung_05.jpg

Samsung ka investuar për të dhuruar te konsumatorët një të ardhme të ndërtuar rreth mundësive që teknologjia mund të ofrojë. Një fushë që synon të sjellë ndryshime është që të rrisë disponueshmërinë e teknologjisë në  shtëpitë e konsumatorëve. Nga studimi i kryer, tregon se një e katërta e europianëve e konsiderojnë përfshirjen e teknologjisë inteligjente si një faktor kyç në dëshirueshmërinë e shtëpisë së tyre të ardhshme dhe mbi tre të katërtat e të anketuarve thanë se shtëpitë inteligjente janë gjithashtu më funksionale dhe tërheqëse (77%).

Për këtë, Samsung po punon për t’i bërë këto mundësi realitet dhe beson në fuqinë e bashkëpunimit kur vjen puna për të çuar përpara këtë vizion. Duke bashkëpunuar me ABB Smart Buildings dhe SMA, një nga ofruesit kryesorë në botë të teknologjisë së sistemeve fotovoltaike dhe ruajtjes, ai shpreson të rrisë  rolin që shtëpisë  ka te njerëzit duke implementuar mundësitë e teknologjisë inteligjente në shtëpi përpara se ato të blihen. Duke integruar produktet ABB dhe SMA në SmartThings Energy, shtëpitë mund të bëhen edhe më të sigurta, më të inovativedhe më të qëndrueshme. Për shembull, aftësia për të funksionuar pajisjet në kohën optimale, gjurmimi i përdorimit të energjisë për të rregulluar konsumin bazuar në çmimet e energjisë dhe modelet e përdorimit apo optimizimi i përdorimit të energjisë bazuar në prodhimin e energjisë diellore.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme 3 arsye përse performanca e Samsung Galaxy S23 Ultra vazhdon të jetë më e mira  
Tjetra Seria Galaxy Z ka tejkaluar shitjet vjetore të serisë Galaxy Note në Evropë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Sundar Pichai thotë se Google Search “do të ndryshojë thellësisht” në 2025

7 Dhjetor, 2024
Tech

Një kirurg robotik pritet të testohet në ISS në 2024, i cili do të mund të kryejë operacione si apandesiti

4 Gusht, 2022
Tech

LG Electronics do të prezantojë TV më të madh OLED në botë gjatë IFA 2022

2 Shtator, 2022
Mobile

IFA 2024: Tecno prezanton një smartphone me palosje të dyfishtë

1 Shtator, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?