Bard duhet të alarmohet, pasi chatbot-i Bing AI do të vijë së shpejti në Google Chrome dhe Safari. Kjo gjë u zbulua për herë të parë nga Windows Latest, pasi Microsoft po teston lejimin e përdorimit të këtij shërbimi nga të dy browser-at.
“Ne jemi duke ofruar aksesin e Bing Chat në Safari dhe Chrome në një numër të limituar përdoruesish si pjesë e testimit tonë në browser të tjerë,” tha Caitlin Roulston, drejtoresha e komunikimit e Microsoft. “Ne jemi tepër të kënaqur për të zgjeruar aksesin për më shumë përdorues pasi të kenë përfunduar procedurat tona standarde të testimit.”
Megjithatë, duket se ka disa kufizime për përdorimin e Bing Chat në Chrome dhe Safari. Fillimisht, ju mund të shkruani vetëm deri në 2000 fjalë, në krahasim me kufirin prej 4000 fjalësh që merrni kur përdorni Bing Chat në Edge. Biseda juaj me chatbot nuk do të zgjasë pas më tepër se 5 përgjigjesh, në vend të 30 përgjigjeve që mund të gjeneroni mbi të njejtën temë në Edge, si dhe do të shihni disa dritare të bezdisshme që ju kërkojnë të shkarkoni Edge.
Përveç një prezantimi më të gjerë nëpër browser të ndryshëm, Microsoft ka prezantuar edhe dark mode për Bing Chat. Mund të kaloni në dark mode duke zgjedhur menunë në këndin e sipërm djathtas të Bing Chat dhe më pas duke shtypur Appearance > Dark ose System Default.
Megjithatë, nuk duket se për momentin ky shërbim është ende nën testim. Disa prej përdoruesve ky mund t’ju shfaqet më herët ky ndryshim.