TikTok po lançon shërbimin më të ri të transmetimit të muzikës të quajtur “TikTok Music” në Australi, Meksikë dhe Singapor. Ky zgjerim vjen dy javë pasi ky shërbim u prezantua në Brazil dhe Indonezi.
Të gjithë përdoruesit që duan të përdorin TikTok Music, duhet të abonohen në një ndër planet e ofruara nga kompania. Një abonim në Australi do të kushtojë $8.16, në Meksikë $6.86 ndërsa në Singapor $7.48.
Ky shërbim do të lejojë përdoruesit që të sinkronizojnë adresën e TikTok Music me adresën ekzistuese tyren në TikTok dhe të luajnë, të shkarkojnë dhe të shpërndajnë muzikë. Për momentin në këtë platformë gjenden katalogë të ndryshëm me muzikë nga kompanitë më të rëndësishme në botë, si Universal Music Group, Warner Music Group apo Sony Music.
TikTok nuk ka shpërndarë detaje të reja ku tregohet se në cilat data shërbimi do të jetë i aksesueshëm në shtete të tjera në botë, megjithëse ka përmendur se kjo gjë do të arrijë “së shpejti”.
“TikTok Music është një lloj i ri shërbimi muzikor që kombinon fuqinë e zbulimit të muzikës në TikTok me një shërbim transmetimi muzikor që ofron miliona këngë nga mijëra artistë,” tha një zëdhënës i kompanisë. “Ne tani jemi duke testuar versionin beta të TikTok Music në Australi, Meksikë dhe Singapor, dhe do të kemi më shumë lajme për të ndarë në lidhje me lançimin e TikTok Music në muajt e ardhshëm.”