Kompania e drejtuar nga Elon Musk, Tesla, shpërndau në Twitter një video të re ku shfaqet mënyra se si ndenjëset e makinave testohen nga krahët robotikë të kompanisë.
Tesla tregoi se testimi konsiston në shtypjen e këtyre ndenjëseve rreth 50,000 herë nga krahu robotik, e cila përllogaritet në bazë të përdorimit mesatar të makinës. megjithatë, duket se përdoruesit e Twitter e kishin mendjen të fokusuar në një drejtim tjetër, dhe jo në cilësinë e ndenjëseve të makinave Tesla.
Our seat testing robot performs 50k ingress/egress cycles, equivalent to a lifetime of use ? pic.twitter.com/qnW3AEjaGA
— Tesla (@Tesla) July 17, 2023
“Kjo ndenjëse është gati për të arritur një orgazëm,” shkruajti një komentues nën postim, ndërkohë që një tjetër shtoi: ”Përse ky robot po bën diçka të tillë ndaj ndenjëseve?”
Për të rritur akoma më tepër reagimin e fansave, vetë Musk e ripostoi këtë video në profilin e tij me mbishkrimin: “Ngrini volumin e audios për t’u kënaqur maksimalisht.”
Këto përmbajtje janë publikuar vetëm pak ditë pas prodhimit të makinës së parë Cybertruck në fabrikën Giga Texas të kompanisë. Makina me pamje futuristike pritet të prezantohet në treg me një çmim që fillon nga $50,000 e mund të arrijë deri në $70,000.