Modeli ndërkombëtar i RedMagic 8S Pro do të debutojë këtë të martë, me shumë shërbime të fuqishme të ruajtura nga RedMagic 8 Pro si dhe plot përmirësime, duke përfshirë këtu dhe një sistem të ri ftohje që largon gjithë nxehtësinë e gjeneruar nga luajtja e lojrave.
RedMagic 8S Pro do të vijë në treg me një çmim prej $649. Sistemi i ri i ftohjes përbëhet nga 11 shtresa të ndryshme, duke përfshirë këtu dhe një shtresë grafeni nën ekran, për të shpërndarë sa më mirë nxehtësinë dhe gjatë karikimit të pajisjes. Për të bërë një ftohje sa më të mirë, në smartphone është integruar dhe një freskuese, shpejtësia e së cilës kontrollohet nga software-i specifik i zhvilluar nga RedMagic.
Kjo pajisje është përgatitur për të ofruar eksperiencën më të mirë për gamers, duke përdorur proçesorin Snapdragon 8 Gen 2, bateri me kapacitet 6,000mAh e cila suporton karikimin e shpejtë 65W si dhe një ekran 6.8” me refresh rate 120Hz. Kamera selfie është e pranishme nën ekran dhe vjen me rezolucion 16MP. Në këtë mënyrë nuk e ndërpret aspak fushëpamjen në video-lojën që luani.
Për më tepër, RedMagic tregon se do të shtojë një shërbim të ri për cloud gaming të quajtur X-Gravity, e cila do të optimizojë smartphone-in për të luajtur lojra direkt nga shërbimet cloud.
RedMagic 8S Pro vjen me 3 modele: Midnight 12/256GB ($649), Platinum 16/512GB ($779) dhe Aurora $779 me të njejtin konfigurim si Platinum.