Në internet qarkulluan thashethemet se qeveria italiane, përmes Ministrisë së Kulturës të drejtuar nga Gennaro Sangiuliano, kishte ofruar Koloseumin si një hapësirë për ndeshjen mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.
Këto lajme dukeshin se ishin mjaft të vërteta, të cilat u nxitën më tej nga një postim në Twitter i Elon Musk i publikuar mëngjesin e sotëm: “Ekziston një shanc që të përballemi në Koloseum“.
Pas kontaktimit me drejtuesin e zyrës së shtypit të Ministrisë së Kulturës, Andrea Petrella, mohon gjithçka duke na bërë me dije se nuk është bërë asnjë propozim për organizimin e përplasjes nga qeveria italiane.
Me sa duket burimet e mëparshme që kishin treguar se Musk dhe Zuckerberg ishin kontaktuar drejtpërdrejt nga Ministri i Kulturës Gennaro Sangiuliano nuk ishin të vërteta. Madje raportohej dhe se ky mendim për organizmin në Koloseum ishte mjaft i pëlqyer nga miliarderët.
Nga profili i Dana White, drejtuesit të UFC, i cili pritet të organizojë këtë përballje, nuk ka asnjë konfirmim.
Burime nga Ministria e Kulturës bëjnë me dije: “Nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar nga ministria dhe asnjë akt me shkrim, edhe nëse lajmi duket i vërtetë dhe i pabazuar. Koloseu prej kohësh është përdorur për organizimin e eventeve me pagesë të profilit të lartë, dhe përfitimet pothuajse gjithmonë shkonin për bamirësi. Çdo kërkesë vlerësohet me kujdes nga menaxhuesit e Parkut Arkeologjik dhe nuk është përgjegjësi e organit politik. Nëse Zuckerberg dhe Musk do të donin të performonin në Koloseum, do të duhej të bënin një sfidë jo të dhunshme. Ndoshta një lloj quiz, një duel me vargje në latinisht. Dhe ata duhet të sigurojnë një kontribut adekuat ekonomik për t’u dhuruar për mbrojtjen e trashëgimisë historike italiane dhe ndoshta një pjesë për Emilia Romagna.”