Akash Nigam, krijuesi i Genies, ka vendosur të abonojë të gjithë adresat e 120 punonjësve të kompanisë në ChatGPT Plus, duke shpenzuar $2,400 në muaj.
Genies është një kompani që ofron shërbime për krijimin e avatars, e përdorur dhe nga persona shumë të njohur si Justin Bieber apo Cardi B. Vendimi për të abonuar të gjithë punonjësit në ChatGPT Plus është pjesë e një eksperimenti nga ana e kompanisë për të rritur produktivitetin si dhe për të kursyer para.
Në muajin mars, Nigam nisi të inkurajonte të gjithë punonjësit që të mësonin se si të përdornin inteligjencën artificiale për të automatizuar detyrat monotone. Pavarësisht investimit, Nigam beson se integrimi i ChatGPT në kompani do të përmirësojë në përgjithësi kompaninë.
“Unë jam një person tepër kursimtar. Mirëpo në mendjen time, ky investim po shkon për të përmirësuar shëndetin dhe për të rritur akoma më tepër kompaninë.” tha Nigam në një deklaratë.
Ekipi i R&D (kërkimit dhe zhvillimit) e ka përdorur ChatGPT për t’iu përgjigjur pyetjeve matematikore dhe atyre mbi kodimin, për të marrë këshilla mbi rregullimin e problemeve në kod si dhe për të gjeneruar tekste të përdorura në prezantime.
Punonjës të tjerë e kanë përdorur shërbimin për të gjeneruar përmbledhje krijuese, për të shkruar dokumente ligjore dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve teknike.