A ju ka ndodhur më parë që të shkoni në një takim me personin tuaj të zemrës dhe papritur nuk dini se si ta vazhdoni këtë bisedë?
Në të ardhmen, kjo gjë nuk do të jetë aspak problem, pasi studentët kanë shpikur syzet e reja smart “RizzGPT”. Gjatë kohëve të fundit fjala “rizz” në gjuhën angleze është përdorur shumë për t’iu referuar aftësisë së personave për të shfaqur interes romantik kundrejt personave të tjerë.
Aftësia kryesore e “RizzGPT” është dëgjimi i bisedës në kohë reale dhe rekomandimi i shprehjeve të reja që mund t’i diskutoni me partnerin tuaj. Teksti do të shfaqet menjëherë në syzet smart, pra ju thjesht do të duhet të lexoni në të.
say goodbye to awkward dates and job interviews ☹️
we made rizzGPT — real-time Charisma as a Service (CaaS)
it listens to your conversation and tells you exactly what to say next ?
built using GPT-4, Whisper and the Monocle AR glasses
with @C51Alix @varunshenoy_ pic.twitter.com/HycQGGXT6N
— bryan (@bryanhpchiang) March 26, 2023
Syzet smart u prezantuan për herë të parë nga student Bryan Hau-Ping Chiang në Twitter. Ai shkruajti: “Thuajini lamtumirë takimeve të sikletshme dhe intervistave të punës. Ne krijuam rizzGPT që dëgjon bisedat tuaja dhe ju tregon ekzaktësisht se çfarë duhet të thoni. Ky projekt u realizua duke përdorur GPT-4, Whisper dhe Monocle AR Glasses.”
Monocle AR është një teknologji e zhvilluar nga Brilliant Labs, e cila përdoret në “ekranin” e lenteve të syzeve smart. Të pranishëm janë gjithashtu dhe një kamera me një mikrofon, që regjistrojnë në kohë reale. Pasi GPT-4 dëgjon bisedën tuaj, do të gjenerojë një përgjigje që do të shfaqet në formën e një teksti, dhe ju mjafton vetëm ta lexoni.