Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: 5 këshilla për të investuar në kriptomonedha
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > 5 këshilla për të investuar në kriptomonedha
Tech

5 këshilla për të investuar në kriptomonedha

Last updated: 8 Nëntor, 2022 1:21 pm
Ndaj
11 Min lexim

Nëse po kërkoni të investoni në kripto, mund të tundoheni të ndiqni influencera popullorë në Youtube, TikTok ose Twitter, duke ju premtuar fitime masive brenda natës. Për fat të keq, kripto dhe jeta në përgjithësi, nuk është aq e thjeshtë. Nuk ka asnjë rrugë të shkurtër drejt suksesit dhe mund të jetë një rrezik real që do të humbni investimin tuaj duke ndjekur “këshillat” e tyre në rrjete sociale. Sidoqoftë, mund t’i jepni vetes një shans më të mirë suksesi dhe të ruani mendjen tuaj, duke marrë një qasje realiste dhe të durueshme, e cila mund të përmblidhet në këto pesë këshilla për investimin në kripto.

 

1 – Mos investoni atë që nuk mund të përballoni të humbni

Mos_investoni_atë_që_nuk_mund_të_përballoni_të_humbni.jpg
Ne duhet të fillojmë me dy-në-një këshilla themelore për investimin e kriptove – bëni kërkimin tuaj dhe mos investoni atë që nuk mund të përballoni të humbni. Këto nuk mund të theksohen sa duhet, veçanërisht duke pasur parasysh se ky artikull po publikohet ndërsa tregu ka shumë paqëndrueshmëri. Nëse përqendroheni në mënyrë selektive në monedha të caktuara dhe në historinë e fundit të çmimeve, mund të bindni lehtësisht veten se investimi në kripto është po aq i lehtë sa gjuajtja e peshkut në një pishinë. Ju madje mund të tundoheni të ndiqni këshilla të rastësishme me para të marra borxh, ose duke përdorur asete të tjera si kolateral. Mos bëni asnjë nga ato gjëra, pasi kripto është jashtëzakonisht e paqëndrueshme, dhe megjithëse në terma afatgjatë disa nga monedhat e vendosura kanë kthyer fitim, performanca e kaluar nuk garanton sukses në të ardhmen. Shumë prej monedhave që u rritën në mënyrë dramatike në tregun e vitit 2017 u fundosën pa gjurmë gjatë ciklit të ri.

 

2 – Bëni gjithmonë kërkimin tuaj

Bëni_gjithmonë_kërkimin_tuaj.png
Bëni kërkimin tuaj për çdo kriptomonedhë ku po mendoni të investoni. Nëse nuk mund të shpjegoni një fëmije se çfarë është i aftë të bëjë projekti, atëherë nuk e kuptoni as vetë. Një vend i mirë për të filluar është kërkimi i analizave themelore dhe leximi i librave mbi kripto-n ose dëgjimi i podkasteve. Mos merrni borxhe duke pritur të realizoni përfitime afatshkurtra sepse po luani me zjarrin. Duhet vetëm një lajm negativ që ndjenja të ndryshojë brenda natës, duke çuar potencialisht në muaj, nëse jo në vite, në rënie të çmimeve. Ky proces do të ekzagjerohet nëse jeni duke investuar në projekte më pak të konsoliduara, ose duke përdorur teknika më spekulative, të tilla si leva financiare. Me kaq shumë rrezik , duhet të investoni vetëm para që jeni gati t’i humbni. Ju mund të detyroheni të rrezikoni para që nuk mund t’i humbni nga ndjesia se po humbni mundësinë e artë (FOMO). Jeni ende shumë herët, interesimi për kripto vetëm sapo ka filluar. Si rregull i thjeshtë, nëse përgjysmimi i investimit që ju keni bërë do t’ju jepte makthe, ju po investoni shumë.

 

3 – Crypto është një rollercoaster. Përgatituni për të!

Crypto_është_një_rollercoaster._Përgatituni_për_të.jpg
Kur hipni në një rollecoaster, ju përgatiteni mendërisht për ulje-ngritjet ekstreme që e dini se do të vijnë. Investimi në kripto është si një rollercoaster. Do të përjetoni si ngritje ekstreme, ashtu edhe ulje të turbullta, ndryshimi kryesor është se thjesht nuk e dini kur do të vijnë. Kur jeni mësuar me kthime prej nën 1% në llogarinë tuaj të kursimeve bankare, mund të duket sikur keni thyer sistemin kur investimi juaj në kripto kthen rritje dyshifrore në 24 orë.

Paqëndrueshmëria është futur në investimin në kripto sepse sektori është ende në fazën e adoptimit. Lëvizja ekstreme e çmimeve është e zakonshme dhe funksionon në të dyja drejtimet, në fakt është më e madhe në zbritje, . Mos harroni se një rritje prej 50% nga 1 € ju çon në €1,50; një rënie prej 50% ju zbret nga 1,50 € në 0,75 €. Ju do ta përjetoni këtë gjatë kornizave të shkurtra kohore dhe gjatë cikleve të zgjatura të tregut të njohura si tregjet e demit dhe ariut ( Bull Market- Bear Market). Më poshtë do ju tregojmë disa momente më kulminante te bitcoin në 4 vjecarin e fundit:

  • Në janar 2021, monedha nr.1 sipas kapitalizimit të tregut, Bitcoin, ra 10% në dy orë
  • Në Shkurt 2021, lajmet për investimin në Bitcoin të Tesla-s panë një rritje prej 25% në nën 24 orë.
  • Në Mars 2020 Bitcoin ra 50% gjatë dy ditëve si rezultat i Pandemisë Covid
  • Më 6 janar 2018 Bitcoin ishte me çmim 14,572€ dhe deri në fund të vitit kishte një rënie me 79%
  • Një vit më vonë ai u rrit me 72%, dhe duke vijuar deri në 200% në qershor 2019.

Nëse nuk jeni të përgatitur për këtë paqëndrueshmëri, reagimi juaj i mundshëm do të jetë blerja ose shitja prej panikut, e cila nga ana tjetër mund të çojë në keqardhje dhe një reagim zinxhir vendimesh të gabuara. Këto ndjenja do të theksohen nëse nuk e keni ndjekur këshillën e parë në listën tonë “mos investoni atë që nuk mund të përballoni të humbni”.

 

4 – Gjithmonë lexoni “Whitepaper-in” për cilindo projekt

Gjithmonë_lexoni_Whitepaper-in_për_cilindo_projekt.webp
Pavarësisht nëse jeni një profesionist i tregut ose thjesht kurioz, një whitepaper është një mjet i shkëlqyeshëm për të fituar një kuptim më të thellë të kriptos në përgjithësi dhe gjithashtu për të kuptuar me të vërtetë një projekt ose monedhë specifike. Whitepaper mund të duken tepër të ndërlikuara për tu lexuar dhe kuptuar. Nëse nuk e dini se çfarë është një Whitepaper, ai është një raport ose udhëzues që informon lexuesit në mënyrë koncize për një projekt dhe paraqet filozofinë e krijuesit për këtë të. Në terma më të thjeshtë, është thjesht një letër që shpjegon problemin që një projekt synon të zgjidhë dhe dhe si synon ta bëjë atë. Pra, pse keni nevojë të lexoni whitepaper-in? Përveçse ndihesh moralisht superior ndaj atyre që nuk e kanë lexuar atë për një projekt të caktuar, ju ndihmon edhe të vendosni nqs dëshironi realisht të investoni tek ai projekt ose jo Një nga arsyet më të rëndësishme për të lexuar whitepaper-in është të dallosh grurin nga byku, pra projektet e këqija nga të mirat.
Kur lexoni një whitepaper, duhet të keni parasysh 5 gjërat e mëposhtme:

  • A ka projekti një ide ose plan të vlefshëm?
  • Si do ta zbatojë projekti këtë ide?
  • A ka ekipi aftësitë teknike për të ekzekutuar idenë?
  • Çfarë përdorimi do të ketë në blockchain?
  • Nëse projekti është një ICO, cili është përdorimi i tokenit?

 

5 – Gjithmonë mbajini kriptomonedhat e juaja në një portofol offline (Cold Wallet)

cold_wallet_geek_room_vial.gif
E fundit nga rënditja në këtë artikull por jo nga rëndësia është vendi ku ju duhet të mbani kriptomonedhat tuaja. Zakonisht shumica e personave që janë në fillimet e veta në botën e kriptomonedhave i mbajnë kriptomonedhat e tyre në exchange të ndryshëm ose në portofola të tjerë që janë të lidhur të gjithë kohën me internet (Hot Wallet). Kjo është një lëvizje e gabuar sepse gjithmonë do të jeni të hapur ndaj piraterisë ose kërcënimeve të ndryshme që mund të ndodhin në botën e kriptomonedhave. “Cold Wallet” vijnë në formë hardweri ose ndryshe në formën e një USB.

Portofolat e “ftohtë” ofrojnë siguri ndaj piraterisë sepse janë gjithmonë offline dhe vetëm ti mund ta aksesosh atë nëpërmjet kodit prej 24 fjalësh. Por si cdo gjë e mirë e ka dhe një të keqe sepse nqs ju e humbni kodin, edhe kriptomonedhat tuaja që keni në këtë portofol do të humbasin përgjithmonë. Pra, gjithmonë nëse ju merni një portofol të tille, fjalëkalimin duhet ta ruani në një vend të sigurtë. Një opsion tjetër që ofrohet si software dhe ju mund ta shkarkoni si extension në shfletuesin tuaj është edhe MetaMask. Ky lloj portofoli ju ofron siguri por duhet të kini kujdes që mos të bini pre e mashtrimeve të ndryshme që mund të ndodhin, si psh në airdrope, phishing, ose mënyra të tjera sepse mund të grabiteni virtualisht!

 

Më në fund kemi një komunitet shqiptar ku mund të mblidhemi të gjithë entuziastët e kriptove dhe mund të diskutojmë rreth kësaj industrie dhe të njihemi me njëri-tjetrin. Duke u bazuar në whitepaper-in dhe background-in e ekipit që përfaqëson Vial mund të themi që është projekti i parë shqiptarë me baza reale dhe me vizion afatgjatë. Komuniteti është çdo ditë në rritje. Personalisht do të ftoja cilindo që është kripto entuziast që të bëhet pjesë e komunitetit dhe të shkëmbejmë eksperiencat tona në lidhje me botën e kriptomonedhave.

Dario Çaushi, pjesëtar aktiv i komunitetit të Vial në Telegram

4_5.png

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme God of War Ragnarok do të vijë pranë të gjithë fansave në datën 9 nëntor
Tjetra Instagram prezanton shërbimin e ri për planifikimin e publikimit të postimeve në adresat profesionale

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Danimarka investon për të krijuar kompjuterin kuantik më të fuqishëm në botë

20 Korrik, 2025
Tech

Bing AI chatbot i tregon një gazetari se dëshiron të jetë human, të krijojë një pandemi vdekjeprurëse dhe të vjedhë kodet bërthamore

18 Shkurt, 2023
Tech

Helikopteri Ingenuity që ndodhet në Mars sapo ka thyer një rekord të ri për shpejtësinë maksimale dhe lartësinë e fluturimit

7 Prill, 2023
Tech

Shkencëtarët tentojnë të shndërrojnë filmin Inception në realitet

22 Shkurt, 2026

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?