Qeni robotik i Boston Dynamics, Spot, është tashmë i aftë të komunikojë me njerëzit pasi studiuesit kanë përshtatur aftësitë e ChatGPT dhe Google text-to-speech.
Testimet u bënë nga Levatas, një kompani që punon me Boston Dynamics për t’i dhënë robotëve aftësi njohëse. Qëllimi i kësaj kompanie ishte që të dhënat komplekse të grumbulluara nga Spot të përktheheshin në një gjuhë shumë të thjeshtë që mund të kuptohej nga shumica e personave.
Në këtë video demonstruese shfaqet Spot duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me pozicionin fizik të tij apo baterinë, si dhe pyetjeve specifike mbi misionin e tij si përshembull: “Spot, sa inspektime duhet të kryesh në misionin e rradhës?” apo “Përshkruaj misionin tënd të kaluar.”
“Çdo mision përdor dokumente konfigurimi shumë të gjata të cilat janë të vështira për t’u kuptuar nga njerëzit. Vetëm personat teknikë janë në gjendje t’i kuptojnë.” tha eksperti i Levatas, Santiago Valdarrama në një tweet. “Ne tashmë mund t’i pyesim robotët në lidhje me misionet e kaluara dhe të marrim një përgjigje në kohë reale. ChatGPT interpreton këtë pyetje, kërkon në dokumente për përgjigjen dhe e formulon atë më pas. Një përmirësim shumë i madh!”
Vitin e kaluar, Levatas arriti të siguronte fonde me vlerë $5.5 milionë për të zhvilluar inteligjenca të reja njohëse për robotët në hapësirëat industriale.