Për të gjithë përdoruesit e Twitter në SHBA, limiti i vendosur në website për pranimin e 280 karaktereve në një postim është rritur që në muajin shkurt kur kompania bëri të mundur publikimin e postimeve me deri në 4,000 karaktere.
Tashmë Twitter e ka rritur me më tepër se dyfishin këtë limit, duke lejuar publikimin e tweets me 10,000 karaktere. Gjithashtu ëebsite suporton dhe formatimin e tekstit bold dhe italic, duke lejuar krijuesit t’i përdorin këto element për të ndarë blloqet e mëdha të teksteve.
Dhe pse një limit prej 10,000 karakteresh mund të duket i shumtë për përdoruesit e zakonshëm, në këtë limit ju mund të shkruani një tekst me përafërsisht 2,000 fjalë ose një ese mjaft të gjatë. Kjo aftësi do të mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë para nga postimet e tyre.
We’re making improvements to the writing and reading experience on Twitter! Starting today, Twitter now supports Tweets up to 10,000 characters in length, with bold and italic text formatting.
Sign up for Twitter Blue to access these new features, and apply to enable…
— Twitter Write (@TwitterWrite) April 14, 2023
Kompania ka ndryshuar emrin e shërbimit “Super Follows” në “Subscriptions”, duke lejuar përdoruesit të paguajnë $3, $5 apo $10 në muaj për të fituar akses në përmbajtje ekskluzive. Twitter ka premtuar se nuk do të marrë një përqindje nga përfitimet e krijuesve përgjatë 12 muajve në vijim.
Duke rritur limitin e karaktereve në një postim dhe duke lejuar publikimin e videove 1 orë të gjata, Twitter po i jep mundësinë krijuesve që të argëtojnë ndjekësit e tyre, duke i bërë ato që të kalojnë më tepër kohë në platformë (gjenerojnë më tepër para nga reklamat).