Qeveria kineze ka krijuar një laborator të ri për të studiuar sistemet teknologjike të ndërlidhjes së trurit me pajisje të zgjuara si kompjuteri. Këto ndërfaqje mund të ndihmojnë njerëzit në mënyra të ndryshme – si përshembull duke ndihmuar në trajtimin e tyre dhe duke i mundësuar më tepër informacione shkencëtarëve rreth mënyrës se si truri funksionon.
Qeveria kërkon që përmes Sixth Haihe Laboratory të nxisë inovacionin dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik. Ding Ruiqing, drejtues i këtij laboratori, tregoi në një intervistë se Haihe Lab kishte siguruar një numër gjithëpërfshirës patentash për të zhvilluar një sistem ndërveprimi midis trurit dhe kompjuterave.
Elektroencefalografia mat aktivitetin elektrik në tru përmes elektrodave të vendosura në skalp, dhe është një pjesë shumë e rëndësishme e këtyre sistemeve. Monitorimi në kohë reale i aktivitetit të trurit bën të mundur përkthimin e komandave në kompjuter.
Më tepër se 60 shkencëtarë po punojnë në laborator, dhe shumë prej tyre janë fitues të çmimeve të ndryshme apo talente të ardhur nga shtete të ndryshme.
“Ne dëshirojmë që rezultatet e dala nga studimet në këtë laborator të aplikohen praktikisht për të na ndihmuar sa më tepër.” shtoi Ding.