Twitter ka nisur t’i heqë shenjën e verifikimit të gjitha adresave të cilat kanë qenë më parë të verifikuara, por që kanë lajmëruar se nuk do të paguajnë shifrën e caktuar nga platforma për të ruajtur verifikimin.
New York Times, së bashku me organizata dhe persona të tjerë të njohur kanë lajmëruar se nuk do të paguanin për këtë verifikim. Kjo që nxiti menjëherë Elon Musk që të bënte disa komente mbi kompaninë.
“Tragjedia e vërtetë e @NYTimes është se propaganda e tyre nuk është aspak interesante.” tha Elon Musk. “Gjithashtu feed-i i tyre është ekuvalent i diarresë në Twitter.”
Also, their feed is the Twitter equivalent of diarrhea. It’s unreadable.
They would have far more real followers if they only posted their top articles.
Same applies to all publications.
— Elon Musk (@elonmusk) April 2, 2023
Rregullat e reja të vendosura në Twitter tregojnë se përdoruesit duhet të paguajnë një tarifë mujore për të ruajtur shenjën e verifikimit. Për organizatat e mëdha shuma që duhet të paguhet është $1,000 në muaj për të marrë një shenjë verifikimi në ngjyrë të artë, ndërkohë që individët e tjerë duhet të paguajnë $8 në muaj.
Megjithatë NY Times ka kundërshtuar kryerjen e pagesave për verifikim, dhe shtoi se nuk do të paguante as për verifikimin e gazetarëve në Twitter “përveç rasteve të veçanta ku statusi i tyre do të jetë shumë i rëndësishëm për qëllime raportimi”.
Megjithatë NY Times ka raportuar se Twitter ka në plan të ofrojë verifikimin falas për 10,000 organizatat më të ndjekura në Twitter.