Vivo duket se po planifikon që të integrojë markën iQOO në operacionet kryesore të biznesit, përmes një lëvizje që ka si synim uljen e kostove për kompaninë si dhe rritjen e efiçiencës.
Sipas një raportimi nga 36Kr, Vivo dhe iQOO kanë ndarë së bashku burimet e ndryshme R&D (të kërkimit dhe zhvillimit) apo zinxhirin e furnizimit në të shkuarën, por kanë operuar në mënyrë të pavarur në planifikimin, strategjinë e medias si dhe e-commerce.
Lëvizja e re do të përfshijë integrimin e markës iQOO si dhe ekipeve të biznesit online me ekipet ekzistuese të Vivo, megjithatë është ende e paqartë nëse iQOO do të ruajë njësinë e veçantë të biznesit. Disa burime nga Vivo tregojnë se menaxherët e lartë kanë diskutuar mundësinë e eleminimit të dyqaneve të pavarura të iQOO.
Të dhënat më të fundit nga CINNO Research tregojnë se 5 kompanitë kryesore që prodhojnë smartphone në tregun kinez u përballën me një rënie të fitimeve me 4.2% – 23.5% në krahasim me të njejtën periudhë para një viti. Për sa i përket smartphone-ve Android, Xiaomi kishte rënien më të vogël në treg, ndërkohë që kompanitë e tjera si Oppo, Honor dhe Vivo panë një rënie më të madhe: 13.5%, 19.2% dhe 23.5% respektivisht.
Vivo (pa llogaritur iQOO) është kompania e 5-të më me madhe në tregun e smartphone-ve në Kinë. Integrimi me iQOO mund të ndihmojë kompaninë në konsolidimin e burimeve si dhe në rritjen e fitimeve.