Oppo ka ndjekur hapat e Xiaomi dhe Vivo duke vendosur që të përfshijë në smartphone-in më të ri Oppo Find X6 Pro një kamera me sensor 1”.
Në Kinë një Find X6 Pro kushton $872 për modelin bazë me konfigurim 12/256GB, ndërkohë që ekziston një tjetër model me konfigurim 16/512GB që kushton $1,017. Mbetet për t’u parë nëse seria e re e smartphone-ve do të prezantohet në tregun global.
Kamera kryesore e Find X6 Pro është shërbimi kryesor që tërheq të gjithë vëmendjen, falë sensorit 50MP 1” IMX989. Megjithatë Oppo dëshiron t’i kujtojë përdoruesve se nuk ka harruar të përfshijë në këtë smartphone dhe kamerat ultrawide dhe telephoto.
Oppo pretendon se sensori 50MP 1/1.56” Sony IMX890 është “më i madh se të gjitha kamerat me kënd të gjërë deri më sot në kamerat ultrawide” si dhe “është sensori më i madh se të gjitha kamerat e tjera telephoto në treg”. Për referencë, sensori është po aq i madh sa sensori në kamerën kryesore të Galaxy S23 dhe S23 Plus.
Megjithatë madhësia e sensorit nuk do të luajë rolin kryesor në gjenerimin e cilësisë së fotografive, pasi smartphone-t mbështeten kryesisht në software për gjenerimin sa më të qartë të tyre.
Smartphone-i përdor gjithashtu proçesorin Snapdragon 8 Gen 2, ka një bateri 5,000mAh e cila mund të karikohet shpejt përmes karikueses 100W. Ekrani OLED 6.82” me refresh rate 120Hz arrin pikën maksimale të ndriçimit 2500 nits.