Grammarly lajmëroi ditën e sotme se do të përfshihet në botën AI, duke ofruar shërbime të reja në platformë. GrammarlyGo përfshin një set të ri shërbimesh të gjenerimit automatik të cilat do ta ndihmojnë softëare-in në luftën kundër shumë kompanive rivale, duke përfshirë këtu dhe ChatGPT.
GrammarlyGo do të mund të përdorë kontekste si zëri, stili apo qëllimi që ju keni kur shkruani gjatë gjenerimit nëpërmjet AI. Ju mund ta përdorni këtë software për të gjeneruar përgjigje ndaj email-eve të ndryshme, të shkurtoni fragmente të ndryshme, t’i rishkruani në një mënyrë më të qartë ose të kërkoni ide të reja nëpërmjet one-click prompts.
Të gjitha këto proçese do të zhvillohen ndërkohë që zëri juaj përdoret si kontekst. Për sa kohë shërbimi Grammarly për desktop mund të shfaqet në çdo tekst të shkruar në kompjuterin tuaj, ky software do të ketë një avantazh ndaj shërbimeve të tjera si Notion apo Smart Compose e Gmail, të cilat kërkojnë që ju të vizitoni një ëebsite apo aplikacion të caktuar.
Grammarly tregon se GrammarlyGo do të aktivizohet automatikisht për të gjithë individët pa kosto ekstra, por ju mund të kontrolloni më tepër këtë shërbim në settings.
Kompania e justifikon këtë shërbim duke u shprehur se shumica e përdoruesve do të munden tashmë të shkruajnë më shpejt. Pritet që versioni beta i GrammarlyGo të vijë në prill të këtij viti.