Ka kaluar më tepër se një dekadë që nga prezantimi i Counter-Strike: Global Offensive, dhe Valve me sa duket po përgatitet për të prezantuar një version të ri të kësaj loje. Besohet se versioni beta do të mund të lançohet gjatë fundit të këtij muaji.
Gazetari Richard Lewis tregon se Valve ka punuar prej disa kohësh për të zhvilluar këtë lojë, dhe për momentin po trajton detajet e fundit të lojës. Ai tregon se studio ka mbledhur në fshehtësi disa lojtarë profesionistë në Seattle të cilët kanë testuar lojën.
“Prioriteti kryesor është prezantimi i një versioni beta të lojës dhe më pas përmirësimi i tij, duke rregulluar problemet e ndryshme si dhe arritjen e një niveli të lartë që njerëzit presin nga CS,” tregon një nga burimet e Richard Lewis.
Apparently it has 2 executables:
– csgos2.exe
– cs2.exe pic.twitter.com/hWsWOh4YKV— Aquarius 2 (@aquaismissing) March 1, 2023
Për sa i përket përmirësimeve, Counter-Strike i ri pritet të vijë me grafika shumë të përmirësuara kryesisht falë përdorimit të game engine Source 2 të zhvilluar nga vetë Valve. Gjithashtu, Lewis tregon se loja do të suportojë serverat 128-tick për uljen e latency në lojë.
Një tjetër aspekt i përmirësuar nga Valve do të jetë eksperienca e përzgjedhjes së kundërshtarëve. Në këtë mënyrë komuniteti i Counter-Strike nuk do të ketë më nevojë të përdorë shërbime të palës së tretë si FACEIT.