Apple ka lajmëruar se do të investojë dhe €1 miliardë të tjera përgjatë 6 viteve në vijim për të ndihmuar zgjerimin e Silicon Design Center në Gjermani, Mynih.
Kompania tregon se ky investim do të përdoret kryesisht për dizenjimin dhe ndërtimin e një “ndërtese me kushtet më të mira për kryerjen e kërkimeve”, ku ekipet e kërkimit dhe zhvillimit të Apple do të bashkohen në mënyra të reja duke përmirësuar invoacionet dhe bashkëpunimin.
“Ekipet tona R&D në Mynih janë tepër të rëndësishme për ne në zhvillimin e produkteve që ofrojnë një performancë të lartë, efiçiencë si dhe kursim energjie.” tha Johny Srouji, drejtues i lartë i Hardware Technologies në Apple. “Zgjerimi i European Silicon Design Center do të mundësojë një bashkëpunim më të afërt midis 2,000 inxhinierëve tanë në këtë qytet për të sjellë produkte inovative, duke përfshirë këtu dhe proçesorë të veçantë si dhe teknologji ëireless të ndryshme.”
Ky lajmërim vjen pas deklaratave të mëparshme të Apple ku deklaronte se kishte investuar €1 miliardë në vitin 2021, me ambientet në Mynih që u prezantuan si zyrat e European Silicon Design Center.
Apple tregon se ka shpenzuar mbi €18 miliardë duke punuar me mbi 300 kompani të ndryshme gjermane, duke krijuar mundësi pune të reja, zhvillime në komunitet si dhe mundësi të reja përgjatë 5 viteve të fundit.