Gjatë MWC 2023, ku Geek Room dhe Neptun janë të pranishëm për të informuar ndjekësit mbi inovacionet më të reja teknologjike, Nokia ka bërë të ditur se do të ndryshojë logon e kompanisë për herë të parë në 60 vite.
Logo e re tregon mbishkrimin Nokia në shkronja kapitale që nuk janë të plota, si dhe nuk përdor më ngjyrën blu karakteristike, por e ndryshon këtë ngjyrë në varësi të përdorimit. CEO i ish-kompanisë që prodhonte celularë, Pekka Lundmark, tregon për Reuters se ribrandimi është pjesë e një strategjie që ka si qëllim ta bëjë Nokia-n të njohur si një kompani që merret me zhvillime të reja teknologjike dhe jo si një prodhuesi i smartphone-ve.
“Ka patur gjithmonë një lidhje me smartphone-t të kësaj kompanie, dhe pse ne tashmë jemi një kompania që merret me zhvillimin e teknologjive të ndryshme.” tregon Lundmark. “Në mendjen e shumë njerëzve, ne jemi ende një kompani e suksesshme që merret me tregtimin e celularëve, por Nokia nuk është më e njejta kompani.”
Ai bëri të qartë se Nokia tashmë është fokusuar në sfida të reja. “Ne dëshirojmë të lançojmë një brand të ri që fokusohet më tepër në rrjetet dixhitale dhe dixhitalizimin industrial, që është një strategji komplet ndryshe nga zhvillimi i celularëve.”