MediaTek duket se është gati të prezantojë teknologjinë e saj më të re që do të mundësojë komunikimin satelitor në smartphone. Pritet që ky prezantim të bëhet gjatë Mobile Word Congress, që do të organizohet gjatë datave 27 shkurt deri në 2 mars.
Geek Room dhe Neptun do të jenë të pranishëm në këtë event për të shfaqur para fansave inovacionet më të reja teknologjike.
Me sa duket kjo do të jetë përgjigja e MediaTek ndaj Apple dhe Qualcomm, të cilat kanë prezantuar vetëm pak muaj më parë një shërbim të ngjashëm. Fillimisht pritet që kjo teknologji të implementohet në smartphone-t që do të preazntohen po gjatë këtij eventi, Defy 2 dhe CAT S75.
Proçesori i MediaTek përdor standardin 3GPP non-Terrestrial Network në vend të teknologjive të veçanta që Apple dhe Qualcomm kanë përdorur. Për të ofruar komunikimin satelitor, MediaTek ka bashkëpunuar me kompaninë e quajtur Bullitt.
Ky shërbim i MediaTek do të jetë më i mirë se ai i Apple, pasi do të lejojë dërgimin e mesazheve të plota, jo të formatit SOS që Apple ofron.
Smartphone-i Motorola Defy 2 dhe aksesorët Bluetooth Defy do të jenë pajisjet e para që mund të përdorim për të testuar teknologjinë Satellite Connection të MediaTek.