Sa herë që ne i afrohemi datës së planifikuar për prezantimin e AR/VR Headset nga Apple, del gjithmonë një raportim që tregon se kjo datë është shtyrë. Si fillim mendohej se kjo pajisje do të prezantohej në janar, më pas gjatë pranverës, e tashmë sapo kemi mësuar se nuk do të ketë një prezantim të tillë të paktën deri në vjeshtë në të njejtën kohë me eventin e prezantimit të iPhone 15.
Ming-Chi Kuo, një analist i njohur i produkteve të Apple, ka treguar përmes një tweet-i se mundësitë e prezantimit të këtij produkti gjatë pranverës janë gjithnjë e më të ulëta. Megjithatë, dhe nëse Apple e prezanton këtë produkt në shtator, me shumë mundësi do të nisë shitjen para fundit të vitit 2023. Kompania nuk do të arrijë të prezantojë këtë produkt gjatë pranverës për shkak të problemeve në software.
The prediction for the mass shipment schedule is unchanged, but the likelihood of Apple’s 1st-gen AR/MR headset release at the spring event is decreasing. Meanwhile, the probability of the headset launch alongside iPhone 15 in 3Q23 is rising. https://t.co/jqd0xtbBUs
— 郭明錤 (Ming-Chi Kuo) (@mingchikuo) February 24, 2023
Më pas në një postim në blog, Ming-Chi Kuo tregon më tepër informacione rreth gjeneratës së dytë të pajisjeve AR/VR Headset. Ai tregon se do të ofrohen dy modele, një high-end dhe një low-end të cilët mund të prezantohen në fund të 2025. Dhe pse gjenerata e parë do të ketë një çmim shumë të lartë ($3,000), pritet që pajisjet e gjeneratës së dytë të kenë një çmim më të ulët.