Kanë mbetur dhe pak ditë që nga nisja e eventit MWC 2023 në Barcelonë, dhe LG Household & Health ka treguar se do të shfrytëzojë këtë event për të prezantuar një printues të ri portabël të tatuazheve dhe shumë teknologji të tjera të reja.
LG H&H është kompania e parë kozmetike e cila merr pjesë në një event të MWC. Ky printer portabël do të quhet Imprintu, dhe do të printojë tatuazhe të përkohshme në lëkurë të cilat do të zhduken pas një dite.
Ky printer do të lejojë përdoruesit të krijojnë një “art” të përkohshëm në lëkurën e tyre, duke printuar një imazh ose një shprehje që pëlqejnë duke përdorur bojë vegane të zhvilluar nga vetë kompania.
Dizenjot e tatuazheve të krijuara nga inteligjenca artificiale Exaone e LG do të ngarkohen në aplikacionin Imprintu. Kjo teknologji do të jetë e aksesueshme në Amerikën e Veriut dhe në Korenë e Jugut gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, dhe më vonë do të vijë dhe drejt tregjeve të tjera.