Një hartë e re është gati për t’u shfaqur në Call of Duty: Modern Warfare II më parë seç ishte parashikuar. Supozohej që në sezonin e 2-të të prezantoheshin vetëm Dome dhe Museum, mirëpo një hartë e re do të shfaqet falë update-it “Reloaded”.
Infinity Ward tregon se harta e re ka kaluar shumë mirë fazat e testimit, prandaj vendosën që ta publikojnë atë më herët, duke rritur kështu mundësinë e prezantimit të më tepër hartave të reja në sezonin e 3-të.
ICYMI ?: A new #MWII MP map will be launching with Season 02 Reloaded.
The @InfinityWard MP team has decided to move the map up, as it’s already play testing well and tracking ahead of schedule. Stay tuned for more details on this core 6v6 map as we get closer. pic.twitter.com/wFsSQjiZ2c
— Call of Duty (@CallofDuty) February 15, 2023
Është e vështirë të kuptosh se kush do të jenë pikat interesante në këtë hartë, por pamja e përgjithshme duket shumë e bukur dhe të bën të ndihesh si në një resort skish në male, ndërkohë që prezente është dhe një pishinë e madhe.
Le të shpresojmë që në të ardhmen Infinity Ward të sjellë më tepër përmbajtje të reja, pasi gjatë kohëve të fundit ka patur shumë pak prezantime si dhe hartat e fundit në sezonin e 2-të nuk u pritën dhe aq mirë.
Infinity Ward ka një presion akoma më të madh për të prezantuar shërbime të reja, pasi një Call of Duty i ri do të prezantohet gjatë këtij viti. Update-i “Reloaded” duhet të vijë brenda 5 javësh, pra do të na duhet të presim 5 javë për të testuar këtë hartë të re.