Mobile World Congress, një nga eventet më të mëdha të teknologjisë mobile do të rikthehet në Barcelonë në datat 27 shkurt – 2 mars me temë “Velocity” (Shpejtësia).
MWC Barcelona ka qenë prej kohësh vendi ku industria celulare mblidhet për të prezantar risitë e vitit. Nga smartphone-t më të fundit, tek përdorimi i teknologjive të së ardhmes, MWC kthehet në një fushë-betejë ku vëmendja e shtypit kërkohet në çdo moment. Produkte të reja, folës ndërkombëtarë, pavione të cilat duan orë të tëra të eksplorohen dhe shumë novacion na pret ta ndjekim nga afër dhe ta sjellim për ju në kohë reale, sic kemi bërë tashmë vitet e fundit.
Eventi mbledh çdo vit mbi 80.000 vizitorë nga mbi 200 shtete të ndryshme si dhe rreth 2.000 kompani të cilat prezantojnë produktet e tyre. Midis emrave më të mëdhenj renditen Samsung, Xiaomi, Realme, Oppo, Nothing, Honor, Qualcomm, Google, Meta, AMD, Amazon etj. Disa prej tyre gjithashtu kanë njoftuar datat e prezantimit të produkteve të reja.
Dhe aty ku ka një risi, Geek Room nuk mund të mungojë. Këtë edicion ne rikthehemi në MWC me miqtë tanë të Neptun, të cilët sot pëfaqësojnë ekspozitorin më të madh të smartphone-ve në Shqipëri me brandet lider në industrinë e smartphone. Së bashku do të eksplorojmë live pavionet, do të testojmë produktet dhe do të sjellim për ju materiale ekskluzive në Instagram.
Bëhuni gati të zbulojmë të ardhmen me emrat më të mëdhenj në industrisë.
Na ndiq në Instagram në datat 27-28 shkurt dhe 1 mars 2023.