Bashkë-themeluesi i Microsoft, Bill Gates tha se ai parapëlqen të shpenzojë pasurinë e tij për të zhvilluar vaksina të reja që do të shpëtojnë jetën e më tepër njerëzve në vend që të fluturojë drejt Marsit. Ai tregoi se ky është një ndër dallimet kryesore midis tij dhe Elon Musk, një ndër personat më të pasur në botë.
Gates i bëri këto deklarata gjatë një interviste për BBC, kur u pyet nga gazetari Amol Rajan nëse ai do të nxiste themeluesin e Tesla, Elon Musk që t’i bashkohej grupit të megafilnatropistëve të përbërë nga Gates, Warren Buffet dhe Jeff Bezos.
“Po, unë mendoj se një ditë Elon do të jetë një filantropist mjaft i madh. Padyshim produktet si ato të Tesla po kontribuojnë pozitivisht dhe pse nuk janë një formë e filantropisë. Mirëpo në fund të ditës, unë nuk mendoj se përveç fluturimit drejt Marsit disa herë – që është paksa e kushtueshme – Elon Musk do t’i shpenzojë paratë për kënaqësitë e tij.” tha Gates.
Ai shtoi gjithashtu se për vetëm $1,000 mund të shpëtohet jeta e një personi duke blerë vaksinën e fruthit, dhe se paratë e shpenzuara për të fluturuar drejt Marsit do të justifikoheshin më mirë duke blerë vaksina të tilla.