Startup-i i ri britanik, që kishte një potencial mjaft të madh për të përforcuar ekonominë rajonale në Northumberland, nuk arriti të siguronte fitime të mjaftueshme dhe tashmë nuk ka më fonde për të mbajtur gjallë këtë projekt.
Britishvolt kishte planifikuar të ndërtonte një fabrikë gjigande në Blyth, Northumberland, por për fat të keq iu desh që të pushonte nga puna pjesën më të madhe të stafit të përbërë nga 232 punonjës. Gjatë ditës së hënë bordi vendosi se nuk kishte asnjë ofertë të qëndrueshme që do të ndihmonte në rikuperimin e këtyre humbjeve të mëdha.
Planet për ndërtimin e fabrikës £3.8 miliardë ishin pjesë e vizionit afatgjatë të zhvillimit të baterive për makinat elektrike në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të krijoheshin 3,000 vende të reja pune.
Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar gjendet vetëm një fabikë për prodhimin e baterive nën pronësinë e një kompanie kineze, ndërkohë që në Bashkimin Evropian janë 35 fabrika që do të ndërtohen ose janë në proçes ndërtimi.
Ekspertët e industrisë tregojnë se Mbretëria e Bashkuar do të ketë nevojë për disa fabrika ku prodhohen bateri për makinat elektrike në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesës që do të rritet tepër gjatë dekadës së ardhshme.
Tashmë Britishvolt do të konsiderojë shitjen e biznesit dhe aseteve që zotëron.