Autoritetet në SHBA treguan ditën e mërkurë se kanë arritur të arrestojnë aksionerin më të madh dhe bashkëthemeluesin e kriptomonedhës Bitzlato me akuzat se ka pastruar $700 milionë mënyrë të jashtëligjshme.
Anatolu Legkodymov, një shtetas rus që jetonte në Kinë, u arrestua në Miami ditën e martë si pjesëmarrës në aktivitete të jashtëligjshme nëpërmjet biznesit të tij të shkëmbimit të parave “i cili plotësonte nevojat e hajdutëve”. U bë e ditur se Bitzlato ka shkëmbyer kriptomonedha me vlerë më të madhe se $700 milionë me Hydra Market, një treg që njihet për shpërndarjen e narkotikave, informacioneve të vjedhura financiare, pastrim parash si dhe shitjen e dokumente të falsifikuara.
“Nuk ka rëndësi nëse ti shkel ligjet tona nga Kina apo Evropa apo abuzon sistemin tonë financiar nga një ishull tropika – ti duhet të përgjigjesh për krimet e kryera brenda sallës gjyqësore të SHBA.” tha prokurorja Lisa Monaco në një deklaratë për shtyp.
Autoritetet e përshkruajtën Legkodymov si bashkëthemelues të biznesit të shkëmbimit të kriptomonedhave, dhe treguan se 40 vjeçari rus ka ndihmuar në drejtimin e kompanisë nga qyteti kinez Shenzen.
Autoritetet tregojnë se Bitzlato i shërbeu me vetëdije të plotë klientëve nga SHBA dhe kreu transaksione duke përdorur infrastrukturën online të SHBA, ndërkohë që një gjë e tillë ishte kërkuar të ndalohej nga autoritetet.
Gjatë ditës së mërkurë, website-i i Bitzlato u zëvëndësua me një shënim ku tregohej se shërbimi ishte sekuestruar nga autoritetet franceze “si pjesë e një aksioni ndërkombëtar të koordinuar të forcave ligjzbatuese”.