Linja e re e orave smart TAG Heuer Connected Calibre E4, e cila u prezantua gjatë vitit të kaluar, është zgjeruar me 3 modele të reja gjatë këtij viti. Siç mund ta merrni me mend, të gjitha këto ora janë të shtrenjta, nga ku opsioni më i lirë kushton $2,350.
Opsioni 42mm është më i vogël se modeli origjinal por ka të përfshirë një ekran 1.28 inç OLED pa korniza. Për të krijuar këtë orë është përdorur materiali titanium i gradës së 2-të, duke e bërë këtë orë më të lehtën nga të gjitha smartwatch që TAG Heuer prodhon.
Golf Edition 42mm vjen me të njejtën madhësi, por me një çmim më të shtrenjtë prej $2,500 pasi përfshin 3 topa golfi me stemën TAG Heuer dhe 2 rripa të ndryshëm për orën. Njëri është prej lëkure me ngjyrë të zezë dhe me qepje jeshile, ndërkohë që tjetri është prej gome të bardhë.
Gjithashtu, ora rifreskohet me rezultatet nga 40,000 kurse golfi në të gjithë botën, duke lejuar regjistrimin automatik pa patur nevojë për ta kontrolluar manualisht. Ora do të regjistrojë rezultatin tuaj, çfarë shkopi golfi po përdorni, si dhe vendndodhjen tuaj në fushën e golfit.
Calibre E4 Sports Edition është ora më e shtrenjtë, që kushton $2,600, dhe vjen me diametrin më të madh 45mm. Përreth ekranit 1.39 inç ka një kornizë qeramike dhe një rrip gome të përshtatshëm për sporte.
article by Brenton Benja