Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, CEO i LG, William Cho mbajti një konfernecë për shtyp ku prezantoi produktet më të reja të kompanisë, duke filluar që nga një ekran OLED i tejdukshëm e deri tek frigoriferët që mund të ndryshojnë ndriçimin në bazë të muzikës.
Ekrani OLED transparent
Ky është 10 vjetori i paneleve OLED për LG, dhe nuk kishte se si të mos prezantohej një avancim teknologjik për sa i përket këtyre paneleve.
Fillimisht kompania prezantoi një televizor 97 inç wireless M3 OLED me refresh rate 120Hz dhe pixela të vetëndriçuar. Më pas LG prezantoi prototipin e parë të një ekrani plotësisht transparent, të quajtur LG OLED T.
Kompania tregoi gjithashtu diferencën e madhe midis gjeneratës së vjetër të teknologjisë G2 dhe gjeneratës së re G3, duke thënë se modelet OLED G3 ndriçojnë 70% më tepër se modelet e vjetra.
Kompjuter bordi për makinat që do të sfidojë CarPlay
Teknologjitë smart për makinat kanë qenë prej kohësh të pranishme në CES. LG bëri të ditur se po zhvillonte “Cockpit Computer” për makinat, një kompjuter bordi që pritet të sfidojë Apple Car Play dhe Android Auto. Avantazhi i këtij kompjuteri smart nga LG është telefonimi i asistencës sa herë të nevojitet si dhe kontrollimi i elektroshtëpiakeve që ndodhen në shtëpi.
Do të jetë interesante të shikojmë se cila prej kompanive automobilistike do të bashkëpunojë me LG në këtë projekt.