BMW ka prezantuar një makinë të re koncept të quajtur i Vision Dee gjatë Consumer Electronics Show (CES) 2023. Kjo makinë është një kameleon i vërtetë me rrota, pasi mund të ndryshojë vazhdimisht ngjyrën e jashtme duke ofruar deri në 32 ngjyra të ndryshme.
“Dee” është një shkurtim i fjalëve Digital Emotional Experience që i jep makinës dhe një personalitet dhe që është dizenjuar për të komunikuar dhe për të përmbushur dëshirat e drejtuesve të makinës. Kjo nuk është makina e parë nga BMW e cila ndryshon ngjyrat, pasi vitin e kaluar po në CES kompania prezantoi iX Flow, një makinë që kishte një aftësi të ngjashme.
Mirëpo i Vision Dee ka dhe një tjetër shërbim mjaft interesant, shfaqjen e “mimikave të ndryshme të fytyrës” përmes pjesës së përparme të makinës. Kjo makinë mund të shfaqet si e mahnitur, e kënaqur dhe mund të krijojë shumë mimika të tjera.
Dhe pse makina duket në pamje të parë se ka një dizajn tepër modern dhe të thjeshtë, është inspiruar nga modelet e vitit 2002 të cilët njihen për dizajnin e tyre ikonik.
Gjithashtu nuk mund të mungonte dhe prania e një asistenti dixhital të quajtur Dee në këtë makinë. Ndryshe nga asistentët e tjerë dixhitalë si Siri apo Bixby, Dee ka dhe personalitet me qëllim krijimin e një lidhje midis njerëzve dhe makinës.