2 topa zyrtarë të Kupës së Botës 2022 u dërguan në hapësirë përmes raketës së SpaceX, Falcon 9, para se ky kampionat të fillonte.
Qatar Airways, nëpërmjet një bashkëpunimi me SpaceX dhe Starlink bëri të mundur që 2 topa Adidas të lançoheshin në atmosferë, ku arritën lartësinë 123 kilometra në shpejtësinë 8,272 km/h. Pas rikthimit në Tokë, topat bënë një tjetër udhëtim të gjatë nga Los Angeles në Doha.
From space to the football pitch. We brought the official football for FIFA World Cup Qatar™️, becoming part of this historical out of the world journey together with @SpaceX and @FIFAcom. #FIFAWorldCup #Qatar2022 #WeWillRoQ pic.twitter.com/02z2lcBJD0
— Qatar Airways (@qatarairways) December 11, 2022
Topat qëndruan në bord përgjatë fazës së parë të udhëtimit prej 1,300 km të Falcon 9, dhe më pas u rikthyen në Tokë në stacionet e SpaceX në Oqeanin Atlantik, disa qindra kilometra larg bregut. Qatar Airways bëri më pas të mundur transportimin e tyre drejt Famad International Airport ku topat iu dorëzuan zyrtarëve të Kupës së Botës.
Qatar Airways tha: “Ky ishte një udhëtim legjendar për një turne legjendar, nga hapësira në stadium.”
Topat zyrtarë janë krijuar nga Adidas dhe quhen “Al RIhla”, që nga arabishtja përkthehen si “udhëtimi”. Topat e këtij kampionati botëror janë aq të veçantë, saqë kanë nevojën të karikohen. Në të vërtetë, energjinë elektrike e përdor sensori që gjendet brenda topit, i cili siguron të dhëna të ndryshme si përshembull shpejtësia e lëvizjes së topit.