Xiaomi sapo ka prezantuar serinë e re të smartphone-ve flagship, Xiaomi 13 dhe 13 Pro. Që të dyja këto pajisje fuqizohen nga proçesori më i ri Snapdragon 8 Gen 2 si dhe kamera të reja të krijuara në bashkëpunim me Leica, duke sjellë kështu përmirësime të konsiderueshme në këtë departament.
Për momentin këto pajisje janë prezantuar vetëm për tregun e Kinës, dhe më vonë do të prezantohen në tregun global.
Xiaomi 13
Ekrani i Xiaomi 13 është këtë vit pak më i madh, 6.36 inç dhe ka të njejtin kualitet (1080x2400px) dhe refresh rate (120Hz) si më parë. Megjithatë, pika maksimale e ndriçimit të këtij ekrani është e barabartë me atë të Xiaomi 13 Pro prej 1900 nits.
Ishulli i kamerave përbëhet nga ajo kryesore 50MP Hyper OIS, kamera e veçantë telephoto 3x 10MP, si dhe ajo ultrawide 12MP.
Bateria ka ruajtur të njejtin kapacitet si në vitin e mëparshëm prej 4,500mAh, dhe mund të karikohet shpejt me karikuesen 67W. Ky smartphone do të vijë në ngjyrat Black, Light Green, Light Blue, Gray dhe White me një çmim që fillon nga $575.
Xiaomi 13 Pro
Ekrani në Xiaomi 13 Pro është i njejti ekran LTPO që është përdorur në 12 Pro, me madhësi 6,73 inç dhe refresh rate 120Hz. Ndryshimi i vetëm është pika maksimale e ndriçimit, që arrin deri në 1,900 nits.
Proçesori Snapdragon 8 Gen 2 shoqërohet gjithashtu nga memoria LPDDR5X dhe UFS 4.0.
Për sa i përket kamerave, Xiaomi 13 Pro nuk ka patur ndryshime shumë të rëndësishme. Si kamër kryesore është e pranishme ajo 50MP Sony IMX989 1 inç, e cila tashmë shoqërohet me Hyper OIS.
Kamera telephoto tashmë ka rezolucion 50MP me zmadhim 3 herë. Nga ana tjetër kamera ultrawide është po e njejta, me suport për macro mode.
Bateria përfiton nga një rritje e vogël në kapacitet për të arritur në 4,820mAh, dhe proçesori Xiaomi Surge G1 mundëson karikimin e shpejtë 120W në këtë pajisje.
Xiaomi 13 Pro do të vijë në ngjyrat White, Black, Green, Light Blue dhe çmimi do të nisë nga $900.