Me lançimin e iOS 16.1, Apple prezantoi dhe shërbimin Emergency SOS satelitor që është dizenjuar për të lejuar përdoruesit e iPhone 14 të kontaktojnë me shërbimet e urgjencës duke përdorur ndërlidhjen satelitore në vende ku valët e celularit apo Wi-Fi nuk janë të pranishme.
Në orët e para të mëngjesit të datës 1 dhjetor, punonjësit e shtetit u përballën me një mesazh që tregonte se një burrë që po udhëtonte me një makinë bore kishte ngecur në Alaskë. Ky burrë kishte ngecur në mes të ftohtit, valë në smartphone-in e tij, deri në momentin që aktivizoi shërbimin Emergency SOS satelitor në iPhone 14 e tij për të lajmëruar autoritetet.
Apple Emergency Response Center bashkëpunoi me ekipet e shpëtimit që ndodheshin pranë kësaj zone për të gjetur gjurmët e personit të ngecur në mes të dëborës falë koordinatave të përfshira në mesazhin e dërguar përmes satelitëve.
Ky person u gjet shëndoshë e mirë dhe pa dëmtime. Punonjësit e shtetit mbetën mjaft të habitur nga saktësia e informacioneve të dërguara nga iPhone-i.
Emergency SOS satelitor është i pranishëm tek të gjithë përdoruesit e iPhone 14, dhe mund të aktivizohet në situatat emergjente kur ju nuk keni një lidhje në Wi-Fi apo valë në celularin tuaj. Shërbimi do të ofrohet falas për 2 vitet e para, dhe më pas do të shndërrohet në një plan abonimi.