Brenda territoreve të Bashkimit Evropian linjat ajrore do të jenë në gjendje të instalojnë rrjetin 5G në aeroplanët e tyre, duke lejuar pasagjerët të përdorin smartphone-t apo pajisjet e tjera të lidhura në rrjet normalisht siç bëjnë kur janë në tokë.
“Qielli nuk do të jetë më limiti kur vjen puna tek ndërlidhjet me shpejtësi dhe kapacitet të lartë.” tha komisioneri i BE për Tregun e Brendshëm Thierry Breton. ”5G do të mundësojë shërbime inovative për njerëzit dhe do të rrisë mundësitë për kompanitë evropiane.”
Komisioni Evropian vendosi të bëjë rifreskimin e legjislacionit mbi komunikimin në smartphone në standardet më moderne.
Mbulimi i rrjetit 5G do të mundësohet nga prania e të ashtuquajturit “Pico-cell” në aeroplan. Përmes këtij stacioni rrjeti, telefonatat, mesazhet dhe interneti do të mund të aksesohet në të njejtën mënyrë si zakonisht.
Përmes një tjetër vendimi, Komisioni Evropian dëshiron gjithashtu të hapë frekuencat 5GHz për Wi-Fi në makina, autobuzë dhe mjete të tjera transporti. Belgjika dhe anëtarët e tjerë të BE do të kenë afat deri në datën 30 qershor të 2023 për të bërë të aksesueshme frekuencat 5GHz në transportin rrugor.