Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Kia EV6 GT do të jetë pasardhësi i Kia Stinger si modeli më i mirë i kompanisë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Kia EV6 GT do të jetë pasardhësi i Kia Stinger si modeli më i mirë i kompanisë
Cars

Kia EV6 GT do të jetë pasardhësi i Kia Stinger si modeli më i mirë i kompanisë

Last updated: 25 Nëntor, 2022 10:52 am
Ndaj
4 Min lexim

Kia ka konfirmuar se ka mbyllur mundësinë e porosive për modelin Stinger, duke i hapur kështu rrugë shitjes së makinës tërësisht elektrike Kia EV6, makinës më të fuqishme që Kia ka prodhuar ndonjëherë, e cila do të jetë pasardhësi i Stinger për sa i përket modeleve flagship të kompanisë.

Kia Stinger u lançua në 2017 dhe u pajis me shumë përmirësime për të maksimizuar aftësinë tërheqëse të saj në tregun shumë konkurrues të makinave sportive në Evropë. I fuqizuar nga një motor 3.3 litra twin-turbocharged V6, Stinger ishte makina me nisjen më të shpejtë nga Kia, duke arritur shpejtësinë 100km/h nga qetësia në 4.9 sekonda.

Stinger ishte gjithashtu një makinë ikonike për Kia. Performanca e lartë, rrotat e pasme aktive dhe pamja sportive shërbyen si një deklaratë e fuqishme për qëllimin e Kia, duke luajtur një rol tepër të rëndësishëm në transformimin e perceptimit rreth kompanisë.

Gati për ta zëvëndësuar këtë makinë është modeli i ri më i mirë i kompanisë, Kia EV6 GT, tërësisht elektrik me zero emëtime, që pritet të vijë drejt konsumatorëve në Evropë para fundit të këtij viti. Modeli i ri jo vetëm që i merr kurorën Stinger-it si makina më e shpejtë Kia, që arrin shpejtësinë 100km/h nga qetësia në vetëm 3.5 sekonda, por është gjithashtu makina më e fuqishme që Kia ka prodhuar ndonjëherë, me dy motorët elektrikë që prodhojnë fuqi prej 430kW.

DSF0142.webp

EV6 GT është i bazuar në platformën Electric Global Modular Platform (E-GMP), e dizenjuar për të “strehuar” fuqinë e konsiderueshme elektrike të makinës. Me një motor të fuqishëm në secilin aks dhe baterinë long-range 77.4kWh të vendosur nën kabinë, EV6 GT ofron hapësirë të madhe në pjesën e brendshme. Me një autonomi prej 424km (WLTP të kombinuar), makina krenohet gjithashtu me teknologjinë e karikimit të shpejtë 800V, që mundëson karikimin nga 10-80% në vetëm 18 minuta.

Jason Jeong, drejtues i Kia Europe tha: “Stinger ishte një makinë transformuese për Kia, e cila ndihmoi në ndryshimin e perceptimit të njerëzve mbi kompaninë tonë. Fokusi i kësaj makine në bashkëveprimin, cilësinë dhe dizajnin e bënë atë një propozim bindës për drejtuesit e shpejtë të makinave. EV6 GT do të shërbejë si një zëvëndësues i denjë, me shitjet që do të nisin më vonë gjatë këtij viti. Kombinimi i performancës së lartë me një dizajn të mrekullueshëm dhe autonomi për distance të mëdha, EV6 GT është me të vërtetë flagship-i i ri i kompanisë tonë gjatë tranzicionit tonë drejt një prodhuesi lider të lëvizshmërisë më të qëndrueshme.”

AZ3I6288.webp

Kia do të plotësojë të gjitha porositë ekzistuese për Stinger, dhe do të ofrojë kujdes të plotë për të gjithë pronarët e modeleve Stinger. Tashmë porositë për EV6 GT kanë nisur përmes rrjetit të përfaqësuesve të Kia në Evropë dhe porositë e para do të nisin të dorëzohen para fundit të vitit 2022.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Problemi në iCloud bën që fotografitë tuaja të shfaqen në kompjuterat e të panjohurve
Tjetra Twitter mbyll zyrat në Bruksel ndërkohë që reformat e Musk nisin të përhapen në Evropë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Cars

BMW premton se gjenerata e re e baterive do të ulë kostot dhe do të rrisë autonominë me 30%

25 Shkurt, 2025
Cars

Një kompani Ruse përdori një Tesla Model S dhe një Ford Mustang për të krijuar këtë mjet

9 Gusht, 2020
Cars

Xiaomi NineBot GoKart Pro do të sjellë një Lamborghini Edition

17 Gusht, 2020
Cars

Musk sqaron problemin e xhamit, ndërkohë që Cybertruck arkëton $20mil vetëm në 2 ditë

25 Nëntor, 2019

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?