Një studim i ri ka zbuluar për herë të parë hapësira të zgjeruara perivaskulare në tru në personat që vuajnë nga migrena.
“Në njerëz me migrenë kronike dhe migrenë episodike ka ndryshime të rëndësishme në hapësirat perivaskulare ne regjionin e trurit të quajtur ‘centrum semiovale’,” tha dretjuesi i studimit Wilson Xu.
“Ndryshime të tilla nuk janë raportuar kurrë më parë.” Studiuesit do të prezantojnë rezultatet e studimeve të tyre në Radiological Society of North America gjatë javës në vijim.
Migrena është një çrregullim neurologjik. I shoqëruar me një dhimbje koke të fuqishme, shpesh herë ajo prek një anë të kokës dhe është shumë e dhimbshme dhe pulsuese. Në shumicën e rasteve ajo shoqërohet me një sensitivitet të rritur ndaj dritës dhe zhurmave, si dhe me nauze e të vjella.
Më tepër se 37 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga migrena, dhe besohet se në të gjithë botën gjenden rreth 148 milionë njerëz që vuajnë nga migrena kronike.
Në studim u përdor një MRI me fushë shumë të lartë 7T për të parë lidhjen midis migrenës dhe hapësirave të zmadhuara perivaskulare. Ato krahasuan gjithashtu skanimet për të parë se si tipet e ndryshme të migrenës çojnë në ndryshime strukturale mikrovaskulare.
U vu re tek të gjithë personat e sëmurë që morën pjesë në këtë studim se kishin hapësira perivaskulare më të mëdha se personat që nuk vuanin nga kjo sëmundje.