2 studime të reja të kryera në SHBA kanë treguar se frenimi emergjent automatik mund të ulë numrin e aksidenteve rrugore me mbi 40%.
Njëri nga studimet u krye nga një bashkëpunim midis qeverisë dhe industrisë së makinave, ndërkohë që tjetri u krye nga një kompani sigurimesh, dhe në të dyja rastet u morën në konsideratë të dhënat e regjistruara nga aksidentet e mëparshme.
Deri më tani 20 kompani të ndryshme kanë vendosur që të përfshijnë teknologjinë e frenimit automatik në 95% të modeleve që prodhojnë. Kjo teknologji ndihmon në parandalimin e aksidenteve, duke ngadalësuar makinën një fraksion kohe më shpejt se sa drejtuesi i saj.
Grupi i studiuesve në Partnership for Analytics Research in Traffic Safety zbuloi se numri i aksidenteve me goditje nga prapa ishte 49% më i ulur në rastet e makinave që përdornin sistemin forward collision alert dhe frenimin automatik, krahasuar me makinat që nuk kishin asnjë nga sistemet e mësipërme. Gjithashtu numri i aksidenteve të pasme me dëmtime ishin 53% më të ulëta.
Makinat që përdornin vetëm sistemin forward collision alert reduktuan numrin e aksidenteve me vetëm 16%, dhe numrin e aksidenteve me dëmtime me 19%.
Frenimi automatik është një sistem i cili funksionon mjaft mirë në të gjitha rastet, si përshembull në autostradë, në mot me shi ose kur kushtet atmosferike nuk janë ideale.