Në treg gjenden shumë karrige të ndryshme, sidomos për të gjithë gamers, mirëpo shumë pak kryejnë të njejtin funksion si karrigia e McDonald’s. Rrjeti i hamburgerve ka prezantuar një karrige gaming e cila ofron njëkohësisht komfort dhe mbrojtje ndaj terrorit të yndyrës së fast food.
McCrispy kombinon estetikën e ngjyrave me funksionalitetin e mbajtjes së ushqimit tuaj ndërkohë që ju luani lojën tuaj të preferuar. Ajo që e bën këtë karrige të veçantë, përveç faktit se vjen me mbajtëse patatesh, është se përfshin një “zonë për ngrohjen e hamburgerve”, duke e mbajtur ushqimin tuaj të ngrohtë për t’u ngrënë midis sesioneve të lojrave.
Një tjetër pikë shumë e veçantë e kësaj karrige është vetia kundër yndyrës që gjendet në materialet e lëkurës. Në këtë mënyrë çdo njollë ketchup apo mustarde do të mund të fshihet lehtësisht.
Pjesa tjetër është e ngjashme me të gjitha karriget e tjera. McCrispy vjen me suport lumbar për shpinën tuaj, dhe gjendet në ngjyrën e verdhë dhe të zezë, si logo e McDonald’s. I përfshirë do të jetë gjithashtu dhe një peshqir për fshirjen e duarve pasi të mbaroni ushqimin.
Kjo nuk është hera e parë që kompania përfshihet në tregun e gaming, pasi McDonald’s ka krijuar disa promocione Pokemon Happy Meal gjatë kohëve të fundit. Për fatin e keq të fëmijëve, kishte ende shumë të rritur të cilët dëshironin të rikthenin kohën pas gjatë këtij promocioni, duke i lënë fëmijët pa lodra.