Disa pjesë të Afrikës po mbyten nga miliona veshje të përdorura në industrinë e veshjeve vit pas viti, dhe pse kompanitë e mëdha si H&M apo Zara u zotuan të riciklonin veshjet e përdorura.
H&M prodhon 3 miliardë veshje në një vit dhe riciklon vetëm 10% të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër e paricikluar dërgohet në vende si Gana, ku ndodhen male me veshje të përdorura. Me dhjetra qytete afrikane shpresojnë se importi i këtyre veshjeve do të ndalojë, pasi sasia është kaq e madhe për t’u përmbajtur dhe cilësia është shumë e keqe, pasi këto veshje nuk mund të përdoren më.
Problemi kryesor me të cilin kompanitë përballen është koha e marrjes me programet e riciklimit, dhe e kanë shumë më të lehtë t’i dërgojnë këto veshje në vende të tjera.
Rreth 40% e veshjeve kanë cilësi shumë të keqe, duke i bërë ato të pavlefshme dhe duke i groposur në landfille që po përhapen shumë pranë zonave të populluara. Më tepër se 100 miliardë veshje prodhohen çdo vit në mbarë botën dhe 85% e tyre groposen në një landfill ose digjen.
Një qytetar amerikan mesatar hedh rreth 32 kg veshje në vit, ndërkohë që në 2023 pritet që blerjet të rriten me 63%.