500 dronë të pajisur me drita janë lançuar drejt qiellit të New York City gjatë mbrëmjes për të formuar një promovim masiv fluturues për lojën në smartphone, Candy Crush.
Performanca prej 10 minutash është organizuar me rastin e përvjetorit të 10-të të kompanisë, dhe e ka kthyer qiellin në “ekranin më të madh në planet” sipas Fernanda Romano, drejtuese e marketingut në Candy Crush.
Për shkak të ligjeve të qytetit (i cili dënon përdorimin dhe të një droni të vetëm, jo më 500 të tillë), dronët do të lançohen përtej lumit Hudson në New Jersey por ishte e dukshme brenda një rrezeje prej 1.6 km në Manhattan. Për këtë event u dha një leje e veçantë pasi dhe parqet kombëtare të New Jersey kanë kufizime për fluturimin e dronëve.
Kjo nuk është hera e parë që bëhet një reklamim i tillë, pasi gjatë draftit në qershor të këtij viti të NBA u përdor një praktikë e ngjashme.
Last night, the first-ever drone light show in the New York metropolitan area flew over the Hudson River in celebration of the 2022 NBA Draft Presented by State Farm. pic.twitter.com/TBS58qAJcp
— NBA Communications (@NBAPR) June 22, 2022
New York City nuk njihet shumë për aftësitë e vështrimit të yjeve, për shkak të ndotjes së madhe nga ndriçimi, mirëpo fluturimi i një reklame të tillë e kthen qiellin në një tableë gjigande duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.
Mirëpo disa persona nuk ishin shumë të kënaqur nga kjo shfaqje: “Ky është një ofendim për të gjithë qytetarët e NYC, ligjeve tona lokale, sigurisë publike dhe kafshëve të egra.”