Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: vivo prezanton Funtouch OS 13 bazuar në Android 13
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > vivo prezanton Funtouch OS 13 bazuar në Android 13
Mobile

vivo prezanton Funtouch OS 13 bazuar në Android 13

Last updated: 31 Tetor, 2022 1:01 pm
Ndaj
5 Min lexim

vivo ka prezantuar zyrtarisht Funtouch OS 13 për konsumatorët në Evropë. Bazuar në Android 13 të sapo lançuar, ky sistem operativ i përmirësuar kombinon vlerën e drejtuar nga dizajni i vivo me opsionet e reja dhe të përmirësuara të personalizimit, përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë, si dhe karakteristika të reja të kontrollit për një përvojë më të qetë, të pandërprerë. vivo jo vetëm që përpiqet t’u ofrojë konsumatorëve një përvojë të pa mundimshme, por gjithashtu kërkon t’i nxise ata për të shprehur kreativitetin dhe unikalitetin nëpërmjet pajisjeve të tyre.

 vivo_FuntouchOS_Camera.jpg

Shtimi i një prekjeje të personalizimit në ekran

Funtouch OS 13 u lejon konsumatorëve më shumë kontroll vizual të ekranit të tyre bazë. Me veçorinë e ikonave njëngjyrëshe, ata tani mund të ndryshojnë ngjyrën e ikonave të ekranit bazë për t’u përshtatur me sfondin, sistemin dhe ndërfaqet e aplikacioneve, duke shpalosur vërtet kreativitetin dhe mënyrën e tyre të të shprehurit.

Përveç kësaj, sistemi i ri i lejon konsumatorët të personalizojnë ngjyrat në ndërfaqen e përdoruesit dhe aplikacionet e integruara të sistemit të tyre, duke përfshirë panelet e tyre të njoftimeve, kontrollin e volumit, kalkulatorin dhe orën. Sistemi mund të përdorë ngjyrën nga sfondi dhe tema e preferuar e konsumatorëve për të përcaktuar nuancën e duhur të ngjyrës, duke e aplikuar atë në ndërfaqen e aplikacionit për të transformuar pajisjen me një pamje dhe ndjesi më personale.

 

Mbrojtje dhe siguri të mëtejshme

Funksioni i ri i fiksimit të aplikacionit ndihmon në mbajtjen e të dhënave të ndjeshme të sigurta, duke u ofruar konsumatorëve një qetësi më të madhe mendore në lidhje me sigurinë dhe privatësinë e tyre. Kur një person tjetër përdor pajisjen, funksioni i fiksimit me dy nivele e mban aplikacionin e zgjedhur në pamje dhe parandalon aksesin te aplikacionet e tjera në pajisje. Ky funksion mundëson fleksibilitet më të madh, duke i lejuar zotëruesit të vendosë parametra dhe të kontrollojë veprimet e lejuara brenda aplikacionit të fiksuar kur njerëzit e tjerë përdorin pajisjen.

Ky përditësim gjithashtu i lejon konsumatorët të fshehin fotot dhe videot, si dhe të zgjedhin në mënyrë selektive aksesin e aplikacioneve të ndryshme në foto specifike, duke parandaluar kështu shikimin e padëshiruar në pajisjet e tyre dhe duke rritur më tej mbrojtjen e privatësisë.+

 vivo_FuntouchOS_Colour_UI.jpg

Kontrolle të përmirësuara dhe veçori të lehta për t’u përdorur për të ofruar komoditet më të madh

Për të krijuar një përvojë më të efektshme për konsumatorët vivo, Funtouch OS 13 gjithashtu përmban menaxhimin e përmirësuar të aplikacioneve, iManager, i cili mund të ndihmojë në mënyrë specifike në monitorimin e kohës së përdorimit të aplikacionit. Nëse përdorimi i CPU-së është shumë i lartë, konsumatorët mund ta mbyllin atë aplikacion me një trokitje. iManager mund të parandalojë gjithashtu mbinxehjen duke reduktuar numrin e aplikacioneve aktive dhe duke rregulluar frekuencën e procesorit bazuar në veçorinë e ftohjes së telefonit.

Përveç përditësimeve të motit, paneli përmban gjithashtu një kartë AQI për konsumatorët e ndërgjegjshëm për shëndetin, të cilët dëshirojnë të kontrollojnë menjëherë informacionin më të fundit në lidhje me cilësinë e ajrit me një indeks të detajuar PM2.5 në dispozicion.

Me përvojën e tashmë të njohur të fotografisë celulare premium të vivo-s, priten përmirësime të reja të fotografive dhe videove. Stabilizuesi I imazheve e bën fotografimin më të lehtë me një unazë të re stabilizimi që ndihmon në zbutjen e efekteve të duarve që dridhen.

Sistemi operativ i ri ka përmirësuar gjithashtu procesin e redaktimit të videos, duke u mundësuar përdoruesve të eleminojnë zërin e videos gjatë redaktimit të pamjeve dhe madje të bëjnë rregullime të sakta të volumit në çdo segment të videos, duke ndihmuar në krijimin e videove të nivelit profesional.

Për sa i përket kontrolleve të aksesueshmërisë, janë bërë përmirësime me korrigjimin dhe përmbysjen e ngjyrave, si dhe opsionin për të hequr animacionet për përdoruesit me nevoja specifike, siç janë dëmtimet në shikim.

Funtouch OS 13 do të jetë i disponueshëm nga 24 tetori 2022, duke filluar me X80 Pro. vivo gradualisht do të sjellë Funtouch OS 13 për më shumë përdorues në mbarë botën me eksperiencën më inovative deri më tani.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Këto janë këpucët më të shpejta në botë
Tjetra 2 astronautë që fluturuan drejt hapësirës me Blue Origin tregojnë se gjithçka që ato ndjenë ishte hidhërimi dhe trishtimi

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
Science
11 Tetor, 2025
Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
Gaming
11 Tetor, 2025
Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
Entertainment
11 Tetor, 2025
Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
Tech
11 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Samsung Galaxy S25 FE mund të vijë me procesorin Exynos 2400

16 Maj, 2025
Mobile

One Tap nga Google mundëson log in dhe sign up më të shpejtë në çdo llogari apo shërbim

18 Qershor, 2020
Mobile

Tre Redmi Note 9 të rinj do të vijnë, njëri me kamera 108MP

2 Nëntor, 2020
Mobile

Huawei prezanton sistemin e ri operativ të pabazuar në Android

29 Nëntor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?