Kjo gjë mund të jetë një surprizë për shumë prindër të ndryshëm, mirëpo studimi ka zbuluar se të pasurit fëmijë meshkuj është një punë më e vështirë për prindërit se sa rritja e një vajze. Shkencëtarët kanë treguar se rritja e djemve bën që truri i prindërve të vjetërohet më shpejt.
Në këtë studim morën pjesë mbi 13,000 prindër mbi 50 vjeç në SHBA për një periudhë 14 vjeçare, dhe pas analizimit të të dhënave u zbulua se prindërit me të paktën 1 djalë shfaqën rënie të aftësive kognitive më të shpejtë se prindërit që nuk kishin një djalë. Prindërit që kishin më tepër se 1 djalë kishin një rënie më të shpejtë të aftësive kognitive se prindërit që kishin vetëm vajza.
Studiuesit nga SHBA nuk studiuan se kush e kishte “fajin” për këtë efekt. Megjithatë ata sugjeruan se vajzat janë më të prirura për t’u kujdesur për prindërit në moshën e madhe dhe për t’i ofruar suport emocional, duke i mbajtur ato më të shëndetshëm ndërkohë që plaken.
Mirëpo të paturit një djalë mund të jetë disi më e vështirë. Studimet kanë treguar se prindërit e vajzave janë më pak të prirur për të pirë alkool, duhan apo drogëra, ndërkohë që mamatë e djemve zakonisht peshojnë më shumë.